Tirana-Partizani, një derbi “all in”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ne nje gare, ku cdo skuader ka nje objektiv per te realizuar, qofte ky titulli kampion, nje bilete europiane apo qofte edhe mbijetesa, kryeqyteti ka fatin te luaj nje kampionat me vete.

Oret per te vendosur ngjyrat dominuese te tij, bardheblu apo te kuq,  po afrojne me shpejtesi. Ssigurisht qe ndihet qe nuk eshte i rrethuar me entuziasmin e zakonshem dhe kjo me se shumti, per sezonin zhgenjyes te 24 here kampioneve, por ne cdo rast nje Tirana-Partizani eshte nje event per te mos u humbur dhe arsyet jane te panurmerta, duke filluar me nostalgjine e sfidave te meparshme, kujtimin e yjeve qe me lojen apo golat e tyre jane gdhendur ne perjetesi, si dhe trendin e krijuar ne sezonet e fundit me koreografite e spikatura, koret e vecanta, ndonese jo rralle te ekzagjeruara .

Mbremja e se Premtes ne kryeqytet nuk do te jete e zakonshme. Ne Selman Stermasi do te luajne serine e rradhes te telenoveles me te ndjekur te shqiptareve, derbi Tirana-Partizani.

Diferenca e 30 pikeve i jep ne menyre te merituar statusin e favoritet skuadres se Sulejman Staroves, te cilin do te mundohen te shfrytezojne plotesisht ne funksion te objektivit madhor per te rikthyer titullin kampion pas 24 vitesh mungese.

Nderkohe shume me e ndryshme situata tek bardheblute. Gjithcka kane bere ne kete edicion, i detyron te qendrojne kokeulur, por edhe te motivuar maksimalisht, duke e ditur se vetem nje sukses ne derbi mund te zbuste disi inatin e tifozeve bardheblu, te cilet jane te etur per nje fitore pas 13 javesh ne kampionat dhe vecanerisht ne derbi, qe mungon prej me shume se tre vitesh.

Mbremja e se premtes do te jete e gjitha per derbin e kryeqytetit. cdo event tjeter do te ndihet shume inferior per ta konkuruar ate, pak rendesi kane pozicionet ne tabelen e renditjes, diferenca e pikeve, objektivat respektive apo emrat e futbollisteve qe do te jene ne fushe, sepse nje Tirana-Partizani eshte gjithcka, nostalgji, pasion, emocion. A mund te refuzohet nje oferte e tille?/SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *