Ditët e djeshme klubi i Tiranës i kërkoi tifozerisë së saj që të riktheheshin në stadium për të mbështetur skuadrën në përballjen kundër Partizanit.
Por, përmes një deklarate ultrasit e Tiranës, “Tirona Fanatics” i janë përgjigjur thirrjes së klubit të tyre.
Ata kanë konfirmuar edhe njëherë se nuk do të jenë të pranishëm në stadium duke vijuar bojkotin e tyre.
Tifozat rendisin edhe njëherë arsyet e mospjesmarrjes së tyre në stadium.
Postimi i plotë i “Tirona Fanatics”.
Klubi i Futbollit TirAna, ne menyre te paturp, ben thirrje per pjesemarrje te tifozeve ne ndeshjen e rradhes ndaj te kuqve.
Ish-presidenti dhe shpura e tij pasi shkaterruan cdo gje te shenjte qe kishte Sport Klub Tirona, duke e kthyer ate ne karikaturen qe eshte sot, kerkojne qe bashkfajtore per kete te bejne edhe tifozet. Qe ne marrjen e presidences Refik Halili tregoi se, edhe pse ndoshta me deshiren e mire per te ndertuar dicka, ishte komplet i paafte per te qene president i nje klubi futbolli, e aq me teper i Tirones. Qe ne vitin e tij te pare si drejtues i vetem filloi seria e premtimeve boshe, ose mashtrimeve.
Borxhet e klubit ju adresuan drejtuesve te meparshem te tij dhe u premtua larja shume e shpejte e tyre. Kjo jo vetem qe nuk ndodhi kurre, por borxhet vazhduan te shtoheshin sa me teper kohe kalonte. Cdo kerkese e tifozeve dhe mediave per transparence kaloi me nje: “shume shpejt”. Edhe sot e kesaj dite asnje fakt nuk eshte publikuar, qe se paku diskutimet te beheshin mbi baza reale dhe jo mbi hamendesime. Por me sa duket Refik Halili nuk pranon fare diskutime. Kush diskuton eshte dashakeq. Kush nuk beson se KF Tirana “po ha me luge floriri” eshte dashakeq. Kush flet mbi mundesine e renies nga kategoria eshte dashakeq. Kush nuk e pranon se KF Tirana eshte nje superfuqi sportive dhe nje klub modern model eshte dashakeq. Me c’duket mendesia e kuqe ka zene rrenje ne klubin dikur simbol te rezistences ndaj te kuqes.
Por borxhet jane vetem nje pjese e vogel e mozaikut. Drejtuesit e paafte, merkatot boshe, rreziku i renies nga kategoria ne sezonin 2013-2014 (dhe tre vite me vone e njejta situate), denimet nga UEFA ishin te gjitha ndodhi te epokes Halili. Se fundmi i’u vu vula edhe perdhosjes se historise te Tirones me pranimin e marreveshjes per stadiumin me morrat.
Prandaj ne nuk do te jemi ne stadium te premten!
Te shkosh ne stadium do te thote te pranosh bashkfajsine