VIDEO/ Basha jep mesazh pas takimit me zyrtarët e PPE, shkruan për bllokimin e rrugëve, por…!

Lulzim Basha ka zgjedhur të flasë me sinjale në lidhje me atë çka është diskutuar me dy të dërguarit e BE dhe të Partive Popullore Evropiane për negociimin mes mazhoracës dhe opozitës.

Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me dy zyrtarët evropianë, David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Ata janë në Tiranë për të negociuar me palët lidhur me krizën politike.

Pas takimit me negociatorët, Basha ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një videomesazh, ku ndalet tek momentet më pikante të protestës së djeshme të opozitës, kur për plot 1 orë u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit.

Në këtë video, theksi vihet tek kërkesa e protestës për zgjedhje të lira e të ndershme, por ajo çka bie në sy, është fakti se nuk përmendet konkretisht kërkesa tjetër kaq shumë e theksuar nga PD, ajo për qeveri teknike.

Mijëra qytetarë protestuan paqësisht në 5 akset kryesore të Shqipërisë, Rreth rrotullimi te Shqiponja, Tiranë; kryqëzimi i Teknologjikes, Tiranë; aksi kombëtar, Lushnjë; aksi kombëtar, Milot; aksi kombëtar, Elbasan; për të mbyllur rrugët e krimit dhe drogës.

Të bashkuar për zgjidhje të lira e të ndershme. Kurajë dhe qytetari e jashtëzakonshme për një Republikë të re”, shkruan në videomesazh Basha.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “VIDEO/ Basha jep mesazh pas takimit me zyrtarët e PPE, shkruan për bllokimin e rrugëve, por…!”

  1. Xhaja says:

    Mor bir. kete “Republiken e re” une nuk e kuptoj.Si do te jete kjo ? Njerezit do te bllokohen rruges per te shkuar ne spital se keshtu kerkojne “Republikanet e rinj”?Me mire kemi kete te vjetren te cilen po e arnojme pjese pjese , se sa nje ” te re” te ciles ja pame hajrin kaq vite.Voto mor bir voto vetingun dhe kjo e vjetra behet ” fringo ” me e re nga ajo qe kerkon te besh ti.Kemi frike nga “te rejat” se po e kerkojne ata qe na kane vrare dhe akoma nuk u ka hyre gjembe ne kembe.

  2. Kujtimi says:

    Mjer Shqiperia po u be ky palaco qe kerkon te na behet kryeminister . Ky eshte nje GOMAR adoleshent TURP

  3. Adami says:

    Po kapeni ket KRIMINEL 260 milion Eurosh, vrases, tradhetare etj. me shkelma ne burg edhe vriteni se ate meriton per ç’ka e ka bere Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *