Basha: Rama më ofroi “kokën” e ministrave dhe kreun e KQZ, po unë s’pranova

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demoktarike Lulzim Basha foli sot për herë të parë publikisht lidhur me propozimin që Rama i bëri atij për zgjidhjen e krizës politike duke i lëshur 4 poste ministrash teknik në qeveri.

Duke folur nga çadra e  opozitës Basha tha se dje Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ, zyrtarë në polici, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij.

Më tek lideri i opozitës tha se nuk duam pushtet në tavolinë, as poste ministrave, President, asnjë post për të bërë kompromis të ndyrë në kurriz të zgjedhjeve.

“Dje Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ, zyrtarë në polici, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij. Ca problemi ka ‘merr e jep, jap e merr’, këtu e kanë mendjen. Këtu funksionon pazari i peshkut të qelbur nga koka. Kjo është ëndërra e një nate vere e Ramës dhe Metës që nuk do bëhet kurrë realitet. PD, unë dhe aleatët tanë jemi të vendosur të qëndrojmë fuqimisht dhe vendosmërisht përkrah qytetarëve dhe protestuesve deri në plotësimin e kërkesave që populli ka shtruar për zgjidhje. Nuk duam pushtet në tavolinë, as poste ministrave, President, asnjë post për të bërë kompromis të ndyrë në kurriz të zgjedhjeve. Kemi kërkuar qeveri teknike me kryeministër teknik, ministra teknikë. Nuk kemi qenë përjashtues, ju kemi propozuar që emri për kryeministrin le të vijë nga shumica me miratimin e opozitës, por Rama refuzoi” – u shpreh Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Basha: Rama më ofroi “kokën” e ministrave dhe kreun e KQZ, po unë s’pranova”

  1. coku says:

    po pse duhet te vendosni ju per kryeministrin. ju ka votuar kush. populli ne emer te te cilit ti flet nuk te ka dhene tagrinn. po keshtu edhe rames qe te hyje ne bisedime per te bere qeveri me ty ose ti te japesh pelqimin per kryeministrin. ti luan rolin e shejtan budallait por te dalte per mire.

  2. Beny says:

    Hallall i qofte rames ti deshtove ai ka voten e 2013 nuk ka pse te jape doreheqjen se ju jeni te deshtuar ju jeni ne krize jo qeveria ju jeni kriminela kontrabandiste te korruptuar ju keni frike nga reforma ju po fshiheni.

  3. LORA says:

    Nuk gjendet kurban koke per t’ju shpetuar nga ndeshkimi (i vonuar) qe meritoni.
    He me te lumte,qe e verteton boterisht inkriminimin tend dhe te taborrit antishqiptar,ngujuar ne cadren e arixhinjve.

  4. Xen deledashi says:

    Ti je beqir antishqiptar …… Bëhu gati për Hollandë se po të vjen ora

  5. Flamuri says:

    Nje te krisuri si ti do i ofroja vetem dajak asgje tjeter.

  6. art says:

    Une besoj se ky se ka idene me te vogel se cfare kerkon ne fakt pasi nuk eshte ky qe pyetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *