Ben Blushi gjen “zgjidhjen” për krizën: Meta dhe Basha të rrëzojnë Ramën

Ben Blushi thotë se ka një zgjidhje për krizën politike.

Sipas tij, Meta dhe Basha duhet të bëhen bashkë për të rrëzuar Ramën me një mocion mosbesimi në Kuvend.

“FTESË PËR MOCION, LULIT DHE ILIRIT

Nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje pa Qeveri tjetër dhe LSI thotë se nuk hyn në zgjedhje pa Partinë Demokratike atëherë ka një zgjidhje që zgjedhjet te mbahen dhe PD bashkë me LSI të hyjnë në zgjedhje në 18 qershor.

Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate.

Pra nëse PD ka interes të nxjerrë Rilindjen nga Qeveria dhe LSI ka interes të nxjerri PD nga cadra,janë votat për mocion mosbesimi kundër Edi Ramës.

LIBRA do pranonte të rrëzonte Qeverinë për të ngritur Drejtësinë.

Nëse PD do pranonte ta kalonte reformën në drejtësi dhe LSI do pranonte të bashkohej në nje mocion kundër Edi Ramës dy votat LIBRA do ishin pro në këtë rast.

Kjo është e vetmja rrugë ligjore, kushtetuese,politike dhe e mbetur për të krijuar një Qeveri Tjetër, për të garantuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për të kaluar vetingun njëkohësisht.E ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Jemi 80 kundër 60.

Këto numra mund të zgjidhnin Presidentin në dy raundet e mbetura,mund të bënin ndryshimet që OSBE ka parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe natyrisht të garantonin një Qeveri teknike deri ditën e zgjedhjeve.

Unë do votoja çdo Kryeministër teknokrat që nuk do ishte as rilindas dhe as demokrat dhe çdo president dinjitoz që do ishte njëkohësisht patriot dhe demokrat”, shprehet Blushi.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ben Blushi gjen “zgjidhjen” për krizën: Meta dhe Basha të rrëzojnë Ramën”

  1. ATDHEU says:

    Ik mer gamor … me gjithe ata qe te ndjekin nga pas.

  2. ela says:

    Zoti Blushi ti je kunder kujdo,ti bashke me Kac Islamin,andi Bejtjan,aleksander frangen, blendi fevziun,shto dhe andi miun,marko bellen,etj keni vite qe punoni kunder PS,dhe doni kush ta kapi i pari PS.ti mor palaco ke tere jeten me luge ne mjalte ti dhe kusherirat idote te tuat i ke pate ne pune dhe me diploma fallco prandaj hiqna sysh dhe ta shofim se sa do fitosh.per sa i perket Metes le ta provoj po me nje kusht te bejne vettingun,sedo ta shofesh ti dhe meta sec cfare do u gjej.apo harove trasferta e parave te familjes berisha qe gruaja jote notere te rruga e kavajes beri ne vitet 2013? dhe nuk ta demASKOI KUSH DHE SHUME PASURI QE TI I DI ME MIRE SE NE

  3. AMY says:

    ty ben blush nuk te mjaftuan tere ato pika leshimi ne favor te PD-se ? po perse duhet te rrezohet rama ? e ke inat ti, apo je xheloz se ai punon dhe ti je hajdut dhe koker dembeli ? per cfare arsye rama te rrezohet ? se do ti te behesh pjese e nje qeverie qe te vjedhesh neser votat dhe te behesh dikushi ? do ti te rezohet Rama qe ti me lul bashen e berishen ti vidhni rehat votat ? jeni mesuar te vidhni dhe nuk e lini dot kete ves, Ju te tere bashke e ndjeni dhe e dini qe do humbni, prandaj kerkon qeveri teknike, qe ti vidhni ju votat, historikisht PDja ka vjedhur vota dhe ti sharlatan njeri e di mire kete, por ke inate personale dhe te vjen mbare te behesh pale me kriminele dhe hajdute ashtu siedhe ti je, LSI ja do futet ne zgjedhje pas kesaj qe ndodhi dje, nuk ka si te ndodhe ndryshe, ju hamendesoni, dhe shpifni, se gje tjeter nuk beni, Shumica e shqiptareve e do Ramen dhe te Majten e bashkuar, dhe votat per ata do shkojne, jo per ty qe e ndjen pa filluar qe ke per te humbur !

  4. BB says:

    Deri ku do shkoje poshtersia jote o Lush. Egoizmi per pushtet te zhveshi lakuriq ne syte e popullit. Je bere pjese e se keqes.

  5. asd says:

    Blush, kam menduar se ju i donit te miren Shqiperise, nderkohe ju paska verbuar vetem urrejtja kunder Rames. Pra po shpreheni qe Basha me Meten dhe sigurisht edhe me ju do te benit nje koalicion ? Te dhjefsha Libren.

  6. LORA says:

    Bla,bla,bla,,,,,,nga nahija e blush-dalzotes-krenarist-nano-kurves,,,,,edhe ky e ka nga pervlimi i Vetting-ut.
    Eshte lajm i mire,,,,,hordhia e kusarve dhe puthadoreve po kalon ne konvulsione ;,,,hajt vafshin ne hale te gomereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *