Carl Bildt: Shqipëria, në prag kolapsi politik. Maqedonia, edhe më keq

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkëkryesues i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt thotë se Shqipëria është në prag të një kolapsi politik.

Në “Twitter”, ish-ministri i Jashtëm suedez komenton zhvillimet në Ballkan, duke postuar një artikull për thirrjet e opozitës për mosbindje civile, pas dështimit të BE-së për të negociuar fundin e krizës.

Me komentin “Situata në Maqedoni është e keqe, ndërsa edhe në Shqipëri është në prag të një kolapsi politik”, Bildt ka zgjedhur të publikojë një artikull të “Tirana Echo” për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit, ndërsa udhëheqësi i opozitës u bën thirrje mbështetësve të bëhen gati për mosbindje civile në të gjithë vendin, shkruan top channel.

Basha tha se protestat do të përshkallëzohen pas dështimit të bisedimeve politike. Thirrja për mosbindje civile shënon një kapitull të ri të bojkotit 66-ditor të opozitës në Parlament dhe protestës së pandërprerë përballë zyrës së kryeministrit Rama, thuhet në artikullin në anglisht të “Tirana Echo”, të postuar nga politikani suedez.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/carl-bildtnn-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/carl-bildtnn.jpg","attachment_id":"673667"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/carl-bildt--150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/carl-bildt-.jpg","attachment_id":"673665"}]
        
        Loading...
        

2 komente në “Carl Bildt: Shqipëria, në prag kolapsi politik. Maqedonia, edhe më keq”

  1. razo says:

    foli dhe ky loqja e Rusit… habitem si ju te medias merrni cdo lloj sharlatani deklarate dhe e ktheni ne lajm. Ky jo 1 here por me qindra e mijera here e ka treguar veten se eshte anti-shqiptare i thekur dhe nje ze i Rusit ne Evrope.

  2. LORA says:

    Wow,,,edhe ky ,Carl Bildt, qenka nevojtar I parave shqup-se ?????
    Bej durim o Bildt,se me 18 qershor po t’a japin edhe ty pergjigjen shqiptaret,,,,pastaj dil ,kerko e rremo ,se mbase e gjen ” .kolapsin” tend te enderruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *