Derbi Tirana-Partizani, sfida vendimtare për titullin dhe mbijetesën

26 Prill 2017, 20:51Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Derbi i kryqyetetit Tirana-Partizani do të ngre siparin e javës së 31-të të Kategorisë Superiore, që do të zhvillohet këtë të premte në stadiumin “Selman Stermasi” në orën 19:00.

Një derbi që do të luhet për objektiva të kundërta, pasi që të dyja ekipet e kreyqytetit luftojnë në fronte të ndryshme në këtë sezon.

Partizani renditet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit së bashku me Kukësin me pikë të barabarta dhe është një nga ekipet kryesore që këtë sezon të shpallet kampion, ndërsa Tirana pozicionohet në vendin e gjashtë me 32-pikë të grumbulluara dhe rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria Superiore pasi distanca me ekipet e tjera është e afërt.

Ky do të jetë dhe derbi i parë që Partizani ka një distanca shumë të thellë me Tiranën, me një diferencë prej 30-pikësh mes njëra tjetërs, dhe dukshëm të kuqtë janë favoritët kryesorë për të marrë tre pikët në këtë përballje.

Megjithatë, derbi mbetet derbi dhe pavarsisht pozitave që ndodhen të dyja skuadrat, synimi i tyre do të jetë marrja e tre pikëve.

Partizani vjen në këtë përballje me një frymë mjaft pozitive, pas një fitoreje të thellë që arriti të marrë javën e shkuar kundër skuadrës së Teutës, ku arritën që të fitonin me rezultatin e thellë 5-1.

Ndërsa, krejt e kundërta është situata në kampin e 24-herë kampionëve të vendit të cilët janë zhytur në një krizë të thellë rezultatesh.

Tirana ende nuk ka arritur që të marrë fitoren e parë për vitin 2017, ku ka një bilanc me shtatë humbje dhe gjashtë barazime.

Bardheblutë gjithashtu kanë dhe një bilanc mjaft negative në duelet direkte me Partizanin, pasi në tre vietet e fundit nuk e kanë shijuar suksesin.

Në 12-ndeshjet e fundit bilanci është shtatë barazime dhe pesë fitore për Partizanin.

Ndërsa sa i përket të 148-dueleve mes këtyre dy ekipeve, sërish Partizani është mbi Tiranën.

15-herë kampionët e vendit kanë 61-fitore, ndërsa Tirana 40-fitore dhe 46-të sfidat e tjera janë mbyllur në barazim.

Një tjetër anë negative në këtë duel për skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, do të jetë dhe mungesa e tifozerisë së tyre të cilët vijojnë të bojkotojnë ekipin e tyre.

Në këtë mënyrë, ndeshja e së premtes pritet që të jetë mjaft emocionuse me Partizanin që në rast fitoreje do të vijojë rrugën drejt titullit kampion, ndërsa bardheblutë me një tjetër disfatë do të rëndote akoma dhe më tepër shanset për të qëndruar mes më të mirëve të kampionatit shqiptar.

2 komente në “Derbi Tirana-Partizani, sfida vendimtare për titullin dhe mbijetesën”

  1. tironci i kuq says:

    Ekipi i Tirones
    17 me dhit nen dori ? ? ?

  2. Tifozi says:

    Po edhe ne lame sportive do genjeni?? EshteKukesi ne vend te pare o tyc…torollak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje