Dështimi i negociatave, ambasadorët e vendeve të BE mbledhje jashtë radhe tek Vlahutin

26 Prill 2017, 12:09Politika TEMA

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE kanë mbajtur një mbledhje jashtë rradhe një ditë pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga Fleckenstein dhe McAllister për tejkalimin e ngërçit politik.

Mbledhja mbahet në zyrat e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në fokus është situata politike në Shqipëri dhe hapat e mëtejshëm që do të ndiqen.

Ky është një takim që zhvillohet jashtë radhe, pasi ambasadorët e vendeve të BE kanë në axhendë një takim të ngjashëm të mërkurën e parë të çdo muaji.

Bëhet me dije se Ambasadorët e vendeve të BE mund të dalin me një qëndrim për situatën në Shqipëri pas dështimit të negociatave, pasi kreu i PD Basha refuzoi draftin e Zëvendëspresidentit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) David McAllister dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, për zgjidhjen e krizës.

3 komente në “Dështimi i negociatave, ambasadorët e vendeve të BE mbledhje jashtë radhe tek Vlahutin”

  1. Kujtimi says:

    Mjaft me Bashen e Berishen jepunu ate we meritoin dhe Basha te shkoi ne Hollande dhe Berisha te shkoi ne Tropoj me dhi. Me kusht tju konfiskohey cdo pasuri qe nuk e ka me djers

  2. Kujtimi says:

    Mjaft me Bashen e Berishen jepunu ate we meritoin dhe Basha te shkoi ne Hollande dhe Berisha te shkoi ne Tropoj me dhi. Me kusht tju konfiskohey cdo pasuri qe nuk e ka me djers,,,,,,,,,,,,,,,SHQIPERIA MBI CDO GJE

  3. Kujtimi says:

    Mjaft me Bashen e Berishen jepunu ate we meritoin dhe Basha te shkoi ne Hollande dhe Berisha te shkoi ne Tropoj me dhi. Me kusht tju konfiskohey cdo pasuri qe nuk e ka me djers,,,,,,,,,,,,,,,SHQIPERIA MBI CDO GJE dhe mbi kedo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje