Dështimi i negociatave, Balla: Basha u largua sapo u vendos Vetting-u si kusht

26 Prill 2017, 21:19Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Taulant Balla foli pas takimit të thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta. Balla tregoi se çfarë ndodhi ditën e djeshme me dështimin e negociatave.

Balla tregoi se çfarë u diskutua dhe pse gjërat shkuan keq. Ai tha se Basha u largua nga bisedimet sapo u vendos vetingu si kusht.

Lidhur me te gjitha përpjekjet, që zoti Rama dhe zoti Meta po bëjnë në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në zgjedhjet e 18 qershorit. Dhe siç jeni në dijeni, ne dje kemi pasur në Tiranë dy miq shumë të mirë të Shqipërisë në PE, që shprehnin në fakt spektrin politik më të madh atje. Dje me ndërmjetësimin e tyre janë zhvilluar disa takime, në takimin e parë, është prezantuar një dokument i çështjes shumë të rëndësishme i adresuar nga të gjitha palët për garantimin e procesit zgjedhor normal.

Pas takimit të dy miqve me kryetarin e PD-së, është zhvilluar një raund tjetër bisedimesh. Për fat të keq në dy dhoma të ndara. Ne jemi njohur me dy çështje të reja që na u paraqitën të cilat për ne ishin shumë sensitive. Ne të dy, Rama dhe Meta treguan gatishmëri për të diskutuar edhe për çështjen sensitive për ne me liderin e opozitës për mundësinë e gjetjes së zgjidhjes ku përfshiheshin shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshime në kabinetin e qeverisë”, tha Balla.

Ne ramë dakord me dy çështjet e reja me kushtin që të votohet vetingu, në atë moment Basha është larguar nga negociatat e djeshme. Iku në mënyrë jokorrekte”, tha Balla.

3 komente në “Dështimi i negociatave, Balla: Basha u largua sapo u vendos Vetting-u si kusht”

  1. butrinti says:

    DOMETHENE SE CADRA KA VETEM NJE EMER — ANTI VETTING — TE TJERAT JANE KOTI

  2. Albani says:

    Ponpo qe se je nga fshatrat e thella te Librazhdit, natyrisht qe keshtu do te flasesh, si e ena e Zeqos maje thanes.
    Te thuash se pala politike kundershtare trembet nga Vettingu, do te thote qe nuk do zgjidhje te ngercit politik.
    Vettingu, ne se arihet ndonjehere te behet, do te meret me te gjithe ata qe kane shkrlur ligjet dhe nuk ben dallim, je i PD apo je i PS.
    POR TE THUASH SE VETEM PD I TREMBET VETTINGUT, DO TE THOTE SE VETTINGUN,MPARTIJA NE PUSHTET DO TA PERDORE SI GJUAJTJE SHTRUGASH TE KUNDERSHTAREVE POLITIKE. PRANDAJ DEKLARATA TE TILLA NUK NDIHMOJNE NE ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TE MADH TE KRIJUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje