Dështimi i negociatave: Eshtë koha kur Berisha po hedh tutje teserën e Perëndimit

26 Prill 2017, 10:00Politika TEMA

As shpresa e fundit me emrin David Mcallister nuk arriti të mbyllte çadrën e PD-së, të mbajtur në këmbë nga kolona e quajtur qeveri teknike. Dhuratat e bollshme që i janë dhënë Bashës, deri dhe katër ministra teknikë, nuk kanë mundur që ta zbusin zgjatimin e Berishës që të heq dorë nga qeveria teknike, një kërkesë që ashtu siç është formuluar, nuk përmbush as logjikën më minimale, si në aspektin praktik (cenimi i hamendësuar i votës nga droga dhe mbrojtja e saj me këtë lloj qeverie) e si në aspektin politik, kur kjo kërkohet pak para zgjedhjeve të përgjithshme dhe për më tepër nga një opozitë me minimum historik mandatesh.

Ndaj jo më kot në paketën e propozimeve nga dërgata e fundit gjermane, nuk ka qenë qeveria teknike. Kjo nuk përkthehet si të qënit e tyre me Ramën, por si respektim i disa standerteve në politikëbërje duke mos lejuar precedentë që i hapin rrugë kaosit. Basha do kishte të drejtë të klithte nga çadra se ishte Rama shkaku i dështimit të negociatave vetëm nëse do ishin negociatorët ata do e ia kishin kërkuar largimin e tij për hir të një qeverie teknike; ndërsa siç është bërë e qartë tashmë, ata nuk kanë patur punë me Ramën por me Bashën, dhe me refuzimin janë ballafaquar nga ky i fundit.

Me dështimin e negociatave, mbrëmë ka rënë dhe institucioni i kompromisit, i sensit të masës dhe gjithashtu Perëndimi është zbuar nga një politikë me tendenca të frikshme drejt destabilitetit.

Mbrëmja e së martës, nxorri në pah atë që përflitej prej javësh, që e gjitha çfarë po ndodh me opozitën, po kryhet në një terren që lidhet katërcipërisht me situatën delikate në rajon, ardhur nga lëvizjet tektonike në raportet ndërkombëtare.

Duhet të jetë e qartë se kjo lojë e rrezikshme PD-së me Perëndimin nuk do ishte bërë pak vite më parë, madje as deri para një viti. Siç u pa në rastin e Reformës në Drejtësi, pas shumë yçklash, ajo e votoi paketën e reformës shoqëruar nga ndryshimet kushtetuese, krejt pa dëshirë sigurisht, por e votoi.

Më vonë, ajo nisi të nxirrte të tjera pengesa ndaj reformës dhe gjithcka ndodhte paralel me disa zhvillime në skenën ndërkombëtare, siç ishte fitoreja e Trump-it, Brexit-i, rritja e euroskepticizmit nëpërmjet frymës populiste të grupimeve ekstreme, dhe përmbi të gjitha tendenca ruse për ta shtrinë ndikimin në Ballkan, të cilat e trondisnin akoma dhe më shumë prestigjin e Brukselit.

Eshtë e pamundur të mos e shohësh gjithçka që po bën Basha nën këtë dritë zhvillimesh. Dhe këtu është rasti për të thënë jo Basha por Berisha. Gjithçka ka për skenarist këtë të fundit, pa dyshim. Duke iu referuar karakterit të tij të trazuar politik, me një mungesë të theksuar urtësie, ku tipari inatçor është ai që ngre krye gjithnjë dhe është predominanti në frymë, Berisha kurrë nuk do mund ta pranonte të duronte dhe katër vjet të tjera në opozitë duke u detyruar të lëshonte dhe sistemin e Drejtësisë nga kthetrat ku qëndron i kapur prej më shumë se dy dekadash, e rrezikun përmanent për të përfunduar pas hekurave.

Ai sot ka një moshë ku ndoshta nuk ka synim riardhjen në pushtet, por jo dhe goditjen e kundërshtarit, që edhe sikur mos ishte kaq problematik sa ç’është në qeverisje, ne gojën e Berishës do ishte shndërruar në djallin vetë. Mjaft të kujtojmë se i tillë qe dhe Nano, për aq sa i qëndroi përballë, por më pas ai u bën mik, dhe nga djalli i korrrupsionit, krimit, trafiqeve, u bë një ëngjëll i dialogut, mjaft që nuk ishte më në pushtet dhe nuk ia kërcënonte atë Berishës. Do ishte naivitet nëse në gjithçka po ndodh e pritet të ndodh, mos merret në konsideratë ai që në fakt është promotori dhe forca lëvizëse e gjithë këtij absurdi që po ndodh me opozitën: ish-kreu i saj zyrtar që praktikisht vazhdon të jetë lideri real dhe frymëzuesi potencial i gjithçkaje që ndodh.

Por nuk duhet mohuar se gjithë kësaj situate, i ka ndihrë dhe karakteri po aq problematik i Ramës kur është fjala për t’u treguar burrështetas në kuptimin e urtësisë. Që kur hipi në pushtet, ai nuk ka rreshtuar në tendencën e tij për ta diskretituar opozitën, për t’u tallur me të, për ta përçmuar atë, sidomos me gjuhën e batutave, të kriposura gjuhësisht por fare pa kripë politikisht, ku veçohen “1 milion shuplakat”, “votimi kokëulur i Reformës në Drejtësi”, “shkuarja në këtë votim si çeçua” e të ngjashme me këto, të cilat shërbyen për ta acaruar dhe më tej opozitën – ku sërish duhet thënë Berishën – duke ardhur kjo ditë që po shfrytëzon të gjitha rrethanat, sidomos gjeopolitike me rusin ante-portas, duke zgjedhur të bëjë atë që po bën Gruevski me Ivanovin ngjitazi. Sepse është thjesht në një situatë të brendshme që nuk ka ç’humbasë, nëse ndodh të humbasë dhe drejtësinë e kapur, në kushte krejt të pashpresa për ta ardhur në pushtet, e për më tepër duke rezikuar burgun, ai ose i biri.

Kështu që luajaliteti i Ramës ndaj ofertave të Perëndimit për zgjidhjen e krizës nuk vlen aspak, përballë një intolerance në gjuhën ndaj opozitës. Nëse populli sheh e kupton, siç i pëlqen të thotë kur është fjala për të denoncuar veprimet e opozitës, ahere kjo do ia lehtësonte punën si kryeqeveritar. Mjaft që të flasësh më pak, sidomos kur është fjala për t’u marrë më kundërshtarët politikë, dhe të punosh më shumë e më mirë për njerëzit dhe me njerëzit, dhe kjo do mjaftonte si formulë suksesi. Tashmë Rama po paguan dhe harraçet e një qeverisjeje me plot probleme, edhe në rrafshin etik duke mos e kuptuar se ka përballë një njeri që nuk të falë për kollaj. Quhet Sali Berisha dhe që ka për tipar kryesor mosnjohen e asnjë limiti moral në politikë, ku paskrupullsia ngre krye në çdo lëvizje, në çdo skemë, në çdo veprim.

Ndaj dhe negociatat, takimet, bisedimet, uljet në tryezë nuk funksionojnë tashmë. Ajo çfarë po ndodh, e bën të pamundur ndërtimin e një prognoze për të nesërmen. Basha, ose më saktë Berisha, paralajmëroi përshkallzim të protestave, deri në nisjen e mosbindjes civile, e cila përkthehet në kaos, anarki, destabilitet.

E vetmja gjë që të vjen ndër mend këto momente, është 91-shi. Atëbotë, kur pa se komunizmit po i vinte fundi, Berisha nuk e pati për gjë që t’i sikteriste idealet dhe teserën e partisë për t’u konvertuar brenda 24 orësh në demokrat, dhe siç e treguan vitet që pasuan, gjithçka për hir të një karriere e kurrë një misioni atdhetar. Dhe duket se e njëjta gjë po ndodh dhe sot pas 26 vitesh, në kahjen e kundërt, ku duket se Berisha po hedh tutje teserën e Perëndimit në perëndim, për të marrë atë të…dhe kush nuk i sheh këtu rrënjët reale të krizës nuk ka parë asgjë. (tesheshi.com)

7 komente në “Dështimi i negociatave: Eshtë koha kur Berisha po hedh tutje teserën e Perëndimit”

  1. ATDHEU says:

    Berisha nuk ka qene kur me perendimin. Kjo vetem per nje arsye te thjesht. Ai ka punuar gjithmon dhe vetem ne sherbim te Serbise. Ai ka punur gjithmon kur ketij vendi. Dhe llogjike . Si mund te punoj nje serb ne interes te Shqiperise?

    1. Filipi says:

      E vertete por sigurimi yne luftonte patriotet e vertete dhe Saliun e besoin na priori se ishte afer Ramiz Ala skiles

  2. may says:

    ne kete rast ky berishe duhet eliminuar- jo fizikisht, por politikisht, dhe te shkoj para drejtesise te jap llogari per shume krime te bera ne emer te tij, Deputetet e PD-se pjesa e shendoshe, se nuk po flas per ristan apo flamur, te distancohet dhe te shkoj ne parlament, te tjerat do ecin me pas.

  3. WEB1 says:

    Vetëm në shqiperi, një klan i llojit verior vazhdon dhe quhet akoma opozite ,,,,,,në nje vend normal berisha dhe basha do bënin vrasësin me pagese.Me se normale për njerëz që duan të pasurohen shpejt

  4. beni says:

    Cfare duhet te bente Rama sipas ketij gazetari qe na qenka shqetesuar nga ironia e tij. Mos duhet ti vinte drune opozite dhe ti masakronte sic bente krimineli Berisha…Do APO nuk do ti or gazetar Rama eshte politikani kme klasin kme te larte qe ka pasur ndonjehere ky vend dhe eshte vite drite larg injoranteve te kriminelit Berisha dhe me vete kriminelin Berisha as qe mund te krahasohet…eshte si nata me diten ne cdo pikepamje…Berisha esht pasqyra e malit ku u riit me dhi e dele dhe nuk ka marre asnje gram qyteterim…fakti flet e uleret aq shume…nuk ka mundesi nje njeri i edukuar e qytetat qe shkaterroj nje vend te tere e te vjedhe cfare i del perpara dhe te vrase e te perlyhet me gjak si ai (qeni Berisha), dhe te llomotise gjithe kohes genjeshtra e shpifje te paimigjimieshme perm nje njeri me edukate e qytetar. Shqiperia duhet te festoje vetevrasjen politike te tij dhe te poartise se tij te krimbur nga Krimi e injoranca.

  5. Bushi says:

    Shikoni o shqiptare fytyren e Saliut sa e shemtuar qe eshte! Edhe gomari e ka me te bukur fytyren.Ky,ka fytyre katili.

  6. Humanisti says:

    Berisha,Luli,gjyqtaret e prokuroret e korruptuar kan halllin e Vetingut po ata injorant qe u shkojne pas?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje