Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Debate mbi fitoren e arritur me dështimin e negociatave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot në çadër sundonte atmosferë lufte. Pabesia me të cilën Evropa dhe Amerika vepruan ndaj PD, ka zemëruar shumë njerëz në çadër.

I pari që mori fjalën i revoltuar, ishte Nik Spahiu.

-Evropa ia ka me hile popullit shqiptar,- tha ai. Ata kështu kanë vepruar dhe në Konferencën e Londrës dhe në atë të Parisit. Por ky vend ka zot dhe unë i them Evropës: “Larg duart nga vendi ynë”. Ne jemi zot të fateve tona. Ftoj një milion ‘kuq e zi’, të marshojmë më 6 maj nga Tirana drejt Kavajës në drejtimin nga rruga e Ndroqit. Me vete të marrim dhe fshatarët e Ndroqit, Maminsit dhe Arapajt. Të rrethojmë Kavajën nga të gjitha anët dhe askush të mos guxoj të dalë në votime më 7 maj. ”

Në çadër shpërthyen duartrokitje.

Pastaj e mori fjalën Kaçi i “Bardhë”.

Ai foli për fitoren historike që ka arritur Basha në negociatat e djeshme.

‘Më lejoni t’ju shpjegoj çfarë ka ndodhur dje,- tha Kaçi. Rama ka pasur përpara ofertën e Brukselit. I ka pranuar të gjitha. Ka pranuar të shtyjë zgjedhjet më 16 Korrik, të ndërrojë disa ministra, të ndërrojë KQZ, të ndërrojë drejtorë policie, të zgjedhë President konsensual etj.

Po Luli, çfarë bëri?

E mori letrën dhe ja përplasi në sy McAllisterit. Kjo është një letër higjenike,- tha dhe doli jashtë.

Tani qëllimi ynë u realizua. Kauza jonë është e drejtë, pasi Rama i plotësoi kushtet tona. Ky ishte dhe qëllimi ynë. Tani në zgjedhje nuk kemi pse shkojmë, pasi ne nuk luftojmë për pushtet, por për të drejtat tona.

Duartrokitje në çadër.

Në fund e mori fjalën deputeti Ruli.

Edhe unë mendoj si parafolësit, se kemi arritur një fitore të thellë,- tha. Tani Evropa nuk do na bezdisë më, se e di përgjigjen. As qeveria nuk do na bezdisë më, se e di qëndrimin tonë. As populli s’do na bezdisë më se e di që nuk do jemi në pushtet dhe as në Parlament. Duhet të diskutojmë sa na zë pensioni dhe të shikojmë gjithë qejf, se çdo heqin këta që do qeverisin këtë vend të poshtër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *