E do apo s’e do rrëzimin e Edi Ramës, Lulzim Basha? Në darkë thotë ndryshe, në mëngjes ndryshe

Lulzim Basha rrëzoi negociatat me ndërkombëtarët një ditë më parë, vetëm për një arsye: Ai kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër.

Për këtë arsye, të mërkurën në mëngjes, Ben Blushi i ka bërë atij një propozim.

Blushi ka thënë që Basha të bashkojë votat me Ilir Metën dhe Ramën e rrëzojnë në Kuvend, me mocion mosbesimi.

Por, aq qesharak është kthyer Basha, sa tani thotë se nuk e do rrëzimin e Ramës me këtë mënyrë, por do që ai të japë dorëheqjen dhe të largohet vetë.

“Sot dëgjuam një propozim nga Beni, që thotë bëjmë mocion kundër Ramës për të rrëzuar Ramën.

Duke e marrë të mirëqenë se do e ketë të njëjtin mendim në darkë si në mëngjes, i them se kjo nuk funksionon.

Ne nuk duam përjashtimin e PS nga kjo zgjidhje, nga qeveria teknike.

E kemi thënë se duhet të ketë mbështetje të gjerë politike, si fondamenti i një procesi elektoral me premisë barazie, duam zgjidhje gjithpërfshirëse”, tha Basha.

Pra, tani po i qan hallin PS-së, ndërkohë që nga mëngjesi në darkë e akuzon se vjedh zgjedhjet.

Duket qartë që Basha thjesht nuk do të hyjë në zgjedhje.

Ka frikë nga humbja e zgjedhjeve apo vetingu, kjo nuk dihet!

Basha tha ndërkohë se koha për ta zgjidhur këtë krizë me dialog po shkon drejt mbarimit.

Ai foli për mosbindje civile dhe armata paqësore që do të clirojnë sheshet e vendit, duke nisur nga Kavaja.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...