Edi Rama komenton raportin për lirinë e medias: Kush gënjen?

Kryeministri Edi Rama në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka komentuar raportin e publikuar sot ‘Reporterët pa kufij”, publikuar sot lidhur me lirinë e medias.

 

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është pozicionuar 6 vende më lart, ndërsa shtroi sërish pyetjen se: “Kush gënjen?”.

“KUSH GËNJEN (25)
Në raportin e sapopublikuar për gjendjen e Lirisë së Medias në botë “Reporterët pa kufij” vlerësojnë pozitivisht Shqipërinë duke e pozicionuar 6 vende më lart se një vit më parë.

“Reporterët pa kufij” vlerëson se në botë është shënuar një “rënie e thellë dhe shqetësuese” e lirisë së medias.

Organizata vlerëson se me rënien e shkallës së demokracisë, retorikën helmuese, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike dhe shtimin e udhëheqësve autoritarë në botë, po rritet numri i vendeve ku liria e medias është më e kërcënuar se kurrë.

Por përballë kësaj situate ndërkombëtare, “Reporterët pa kufij” e radhitën këtë vit Shqipërinë në vendin e 76, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të. Shqipëria përparuar në renditje me 6 pozicione, së bashku me Kosovën e cila radhitet e 82-ta, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90-të

Nga vendet e rajonit, më mirë qëndron Bosnja dhe Hercegovina që është radhitur në vendin e 65-të, e pasuar nga Serbia në vendin e 66-të, Kroacia në vendin e 74-të dhe Mali i Zi në vendin e 106-të.

Në pozitën më të rëndë është Maqedonia që është radhitur në vendin e 111-të.”, citohet në mesazhin e Ramës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *