Elbasan/ Kodheli: Shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur më 18 qershor

26 Prill 2017, 12:00Politika TEMA

E deleguara e kryesisë së Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kryetari i bashkisë Qazim Sejdini dhe prefekti i qarkut Arben Kamani zhvilluan një takim në zonën e Shushicës.

Kreu i bashkisë Sejdini në fjalën e tij renditi disa nga investimet që janë bërë në këtë zonë dhe pohoi se mbështetja e bashkisë që ai drejton do të vijojë të jetë e pandalshme për ta.

Ndërkohë që prefekti Kamani nga ana e tij theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për zhvillimin e vendit pa dallim, si dhe ka projekte konkrete për rritjen e mirëqenies së shqiptarëve.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli renditi të gjithë punën dhe angazhimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama në funksion të ndërtimit të shtetit shqiptar, të ndërtimit të së ardhmes evropiane të vendit.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe prefektin Kamami ishin në Shelcan të Njësisë Shushicë, për të folur e dëgjuar e dëgjuar banorët atje: Shtet, Punë Mirëqenie ishte kryefjala. PërShqipërinëQëDuam”, shkruan ministrja e Mbrojtjes në statusin e saj në rrjetin social.

Kodheli shprehu besimin e plotë se shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje