Fatos Lubonja “zbërthen” planin B për daljen nga kriza: Ja çfarë mund të përmbajë

Analisti Fatos Lubonja në një komunikim me “Skype” në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 flet për krizën politike në një ditë si kjo, kur vështirë është të besohet se do ketë dritë në fund të tunelit.

Megjithë takimet që pritet të zhvillohen në funksion të zgjidhjes së krizës, analisti thekson se gjetja e një zgjidhje është e vështirë për aq kohë sa politikanët mundohen t’ja “fusin” njëri-tjetrit.

“Ai që quhet konsensus ose mungesë konsensusi vjen nga fakti që s’ka vullnet të mirë mes palëve, por vetëm lojëra për pushtet, për t’ja futur njeri-tjetrit”,- thotë ai.

I pyetur edhe për planin e shumëpërfolur, “B” që kanë propozuar ambasadorët për zgjidhjen e krizës, Lubonja e zbërthen atë dhe thotë se ka shumë alternativa që mund të çonin drejt zgjidhjes.

“Varet se kush e ka bërë këtë plan B. Një plan është të hyhet në zgjedhje pa opozitën. Një plan është që të pranojë opozita kushtet e Ramës, që kishte të bënte me lëshimin e disa posteve ministrore dhe dhënien e kreut të KQZ. Një plan tjetër është që të pranojë Rama qeverinë teknike. Ka edhe një plan që të ikë Rama dhe të vihet Meta, kryeministër”,

Por pavarësisht çfarë do diskutohet, analisti thekson se: “Nuk e besoj që do të ketë zgjidhje, pozicionet janë larg, mungon vullneti i mirë për të konverguar, punohet në interes të pushtetit. Ndërhyrja e ambasadorëve është një gjë e njohur botërisht, por loja do të vazhdojë.

Palët nuk janë të gatshëm të bëjnë atë që duhet bërë. Duhet një qeveri e vullnetit të mirë, nuk është problemi për të bërë një qeveri teknike dhe për të hyrë në zgjedhje”.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Fatos Lubonja “zbërthen” planin B për daljen nga kriza: Ja çfarë mund të përmbajë”

  1. Timi says:

    Po ik o Lubo, Rama dha koncensus por Basha nuk do. Për mua kjo punë është e mbyllur. Iku rasti dje. Sot është vonë. Nuk i duhet kujt Basha.

  2. andi bushati i dyte says:

    cfare botoni ne gazete mor kete goje hale qe nuk ka lene gje pa share per politikanin me te madh shqiptar Edi Rama. tani nqe e pane ku e katandisen PeDe-ne po qurraviten me plane B apo C. PeDe-ja e ketyre po shkon atje ku e meriton kur antaret jane mumje qe veten shikojne se cfare bejne kriminelet berisha e basha dhe nuk marrin fatin e tyre me dore dhe ti shporrin nga PeDe-ja gjithe kriminelet qe e cuan ne gremine ashtu sic cuan Shqiperine dhe po perpiqen ta cojne perseri drej gremines per te shpetuar bythen e berishajve dhe bashes.

  3. Vlonjati says:

    Largojeni nga ekrani kete lurash ordiner se na neveritet jeten, cojeni roje tek fabrika e tullave.

  4. saliu says:

    Pa nje ender ky trushkuluri se mund te behet president dhe tani na jep mend sikur do zgjidhet vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *