FOTOT/ Tensionet SHBA-Kore e Veriut/ Kina nxjerr në det aeroplanmbajtësen e saj

26 Prill 2017, 17:05Bota TEMA
FOTOT/ Tensionet SHBA-Kore e Veriut/ Kina nxjerr në det

Kina ka nxjerr në det aeroplanmbajtësen e saj të re të projektuar dhe ndërtuar në vend duke rritur kështu prezencën e saj ushtarake në rajon.

Mjeti lundrues  që ende nuk është pagëzuar me një emër, doli nga porti ku u ndërtua mëngjesin e sotëm, në qytetin verilindor Dalian.

Ajo ka një peshë prej 50,000 tonësh, dhe për ndërtimin e saj Kina është bazuar në dizanjin e aeroplanmbajtëseve të  Bashkimit Sovjetik.

Kjo aeroplanmbajtëse do të jetë në gjendje  të mbajë 24 avionë luftarakë Shenyang J-15 dhe 12 helikopterë.

Kjo është aeroplanmbajtësja e dytë që Kina zotëron.  Sipas Marinës kineze, aeroplanmbajtësja do të jetë plotësisht operacionale në vitin 2020.

2 komente në “FOTOT/ Tensionet SHBA-Kore e Veriut/ Kina nxjerr në det aeroplanmbajtësen e saj”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Politikat e gabuara te Trapit rrit prezencen e vendeve te gabuara.. Nje permisim te marrdhenieve me Rusine, do trysnonte Kinen.. Kina po nderton ishuj artificjal ne ujra nderkombetar.. Nje precedent I rrezikshem ku te gjithe e kopjojn dhe ndryshon balancat ekonomike te transportit te mallrave.. Gje shume e rende..

  2. Futja kot. says:

    Nuk eshte e projektuar ne Kine o palle. Eshte e ndertuar ne Rusi dhe eshte blere vetem si forme skafi (hull and structure condition). Vetem pajisjet jane te vendosura ne Kine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje