Hetime për evazion fiskal në futbollin britanik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skandali prek sërish futbollin anglez, e këtë radhë bëhet fjalë për evazion fiskal. Gjithçka është konfirmuar nga drejtuesit e organeve tatimore britanike, të cilët nëpërmjet një komunikate për shtyp kanë deklaruar se janë vënë në pranga disa persona, që janë pjesë e futbollit profesionist anglez, ndërkohë që të përfshirë janë edhe 180 persona të tjerë.

Në komunikatën e institucionit “HMRC” theksohet se janë bërë një sërë kërkimesh në verilindje dhe në juglindje të Londrës, e dyshimet janë ngritur edhe për klubet Newcastle dhe West Ham, ambientet e të cilëve iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm nga autoritetet e organeve fiskale në Britani.

Mësohet se në qendër të hetimeve, ndër të tjera kanë qenë bilancet financiare, ndërkohë që u kontrolluan edhe kompjuterët e telefonët celularë. Në këtë hetim, organet tatimore angleze kanë marrë ndihmë edhe nga autoritetet franceze, të cilat kanë bërë kontrollet e tyre në disa ambiente në vendin transalpin.

Organet fiskale britanike kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe se nuk mund të japin detaje të tjera në lidhje me këtë çështje. Autoritetet shtuan se, me këtë lëvizje po jepet një mesazh i qartë ndaj atyre që kërkojnë të evitojnë pagimin e detyrimeve ndaj shtetit, duke i paralajmëruar se do të ndiejnë pasojat e shkeljes së ligjit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *