Krisja PS-LSI, Rama vë dorë në “plagë” dhe thumbon pogradecarët: Për inat të vjehrrës shkuat te mullixhiu…(kujton dhe Voltanën)

Kryeministri Edi Rama nuk ka qëndruar pa e vënë dorën në “plagën” ende të pambyllur të Pogradecit, ku kandidati i së majtës përfaqësues i LSI humbi përballë atij demokrat në zgjedhjet vendore për kreun e bashkisë dy vite më parë.

Në Pogradec, për shkak të një çarjeje mes PS-LSI fitoi kandidati i djathtë, Eduard Kapri.

Mirëpo sipas Ramës, Pogradeci sot është shumë mbrapa, pasi Kapri nuk ka aplikuar për asnjë projekt për Bashkinë e Pogradecit.

Çfarë t’i bëjmë ne Pogradecit.

Ju për inat të vjehrrës shkuat votuat mullixhiun.

Mirëpo ky mullixhi, jo vetëm që nuk bluan, por as këpucët nuk di të lidhë”, tha Rama.

Lëre pastaj ajo e Shkodrës.

Ajo është të keqen e vjehrrës”, vijoi Rama duke thumbuar Voltana Ademin.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *