Kur “Financial Times” denonconte Berishën: Pushtoi Bankën Qendrore ndërsa afrojnë zgjedhjet!

26 Prill 2017, 14:07Politika TEMA

Në 27 Prill të vitit 1997, gazeta britanike “The Financial Times” do të raportonte shkarkimin nga Presidenti Berisha të Governatorit të Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku, si një goditje për kredibilitetin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Britanikët e përshkruajnë governatorin si njeriun që ishte munduar të mbante bankën një institucion të pavarur nga Sali Berisha dhe që e kishte paralajmëruar Berishën për rreziqet nga skemat piramidale.

Në artikull citohet vetë Luniku, i cili e cilëson dekretin e shkarkimit  një “pushtim të Bankës Qendrore” nga z.Berisha “i cili po minon pavarësinë e bankës së Shqipërisë”.

“Banka ishte i vetmi institucon i cili nuk ishte nën urdhërat e Berishës, por tani ai e do këtë institucion nën kontrollin e tij, sepse zgjedhjet po afrojnë”-deklaronte Luniku në 1997.

Ja artikulli, i publikuar edhe në të përditshmet shqiptare të asaj kohe:

Presidenti Sali Berisha nënshkroi një dekret për shkarkimin e Governatorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, z.Kristaq Luniku, lëvizje e cila godet më tej kredibilitetin e përpjekjeve të vendit për të rindërtuar ekonominë e tij të shkatërruar. Z.Luniku tha se heqja e tij ishte e “paligjshme”. Ai e sulmoi këtë dekret si një “pushtim të Bankës Qendrore” nga z.Berisha “i cili po minon pavarësinë e bankës së Shqipërisë”.

“Banka ishte i vetmi institucon i cili nuk ishte nën urdhërat e Berishës, por tani ai e do këtë institucion nën kontrollin e tij, sepse zgjedhjet po afrojnë”, tha Luniku.

Shqipëria është duke kërkuar mbështetje financiare nga FMN, se ajo është duke luftuar me një anarki dhe shturrje nga kolapsi i një numri firmash piramidale mashtruese. Shkarkimi i Lunikut pritet të komplikojë bisedimet (me FMN).

 Z.Luniku është zëvendësuar nga z.Qamil Tusha, zëvendësdrejtor i Bankës Kombëtare Tregtare. Banka e Shqipërisë nën drejtimin e Lunikut ishte shfaqur si një nga institucionet e pakta të pavarura në vend. Pozicioni i tij kishte ardhur duke u bërë më i ekspozuar dhe më i qartë muajt e fundit, ai (Luni-ku) e kishte paralajmëruar z.Berisha dhe qeverinë që në fund të 1995, për rritjen e rreziqeve nga zhvillimi i tregut financiar jo formal dhe nga shtimi i skemave mashtruese financiare.

Qeveria nuk ndërmori asnjë veprim lidhur me projektligjet e propozuara nga Banka Qendrore për fajdetë dhe larjen e parave, ndërsa autoritetet gjyqësore nuk bënë asgjë për të përforcuar legjislacionin bankar, i cili përfshinte rregullimet për të ndaluar cdo organizatë tjetër përvec bankave të licensuara për marrjen e depozitave./Lexo.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje