La Liga/ Barcelona fitore tenistike me Osasunan

26 Prill 2017, 21:26Sport TEMA

Barcelona ka mposhtur me rezultatin tenistik Osasunan, duke triumfuar me shifrat e thella  7-1.

Një tre pikësh mjaft i rëndësishëm për katalanasit që përforcojnë edhe më shumë pozitën e vendit të parë në “La Liga”, pas fitores 7-1 ndaj Osasunas në “Camp Nou”, ku shkëlqyen Leo Messi, Paco Alcaser dhe Andre Gomes.

Messi, Alcaser dhe Gomes shënuan nga dy gola në këtë ndeshje, ndërsa golin tjetër e shënoi Javier Mascherano, ndërsa për Osasunan golin e nderit e shënoi Torres.

Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e parë 78 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se Real Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje