Partizani, Krasniqi: Ta fitojmë derbin për klubin dhe tifozat

26 Prill 2017, 12:54Sport TEMA

Mbrojtësi i Partizanit, Gëzim Krasniqi, ka folur në konferencën për shtyp në prag të përballjes kundër Tiranës.

Krasniqi theksoi se të gjitha ndeshjet tashmë si finale, por dueli në derbi ka një rëndësi tjetër.

Mbrojtësi i kuq tha se synimi i skuadrës në këtë përballje do të jetë vetëm fitorja.

“Pothuajse jemi në fund të këtij sezoni, çdo ndeshje e dimë që është një finale, por derbi ka një rëndësi më të madhe, pasi fitoren e dëshirojnë më shumë se kurrë edhe tifozët. Jemi të përgatitur për këtë përballje dhe shpresojmë se do ta kalojmë me sukses.

Në këtë moment për ne më e rëndësishme është të fitojmë trofeun , por duhet të theksoj se në përballjet derbi vitet e fundit rezultatet kanë folur në favorin tonë.

Ndaj Tiranës mendojmë vetëm fitoren , pasi nuk na lejohet asjë rezultat tjetër sepse do të na dëmtonte në objektivat që kemi , ndaj them që vetëm fitorja do të na mbajë në garën për Titull”

Krasniqi shtoi se pavarsisht distancës së pikëve, Partizani e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje.

Për mendimin tim kjo ndeshje do të ketë vlerësimin tonë maksimal , panvarësisht pozitave në të cilat gjendet kundërshtari. Dua të kujtoj se në të njëjtat pozita Tirana ka qenë edhe para 3 vitesh dhe ne e humbëm derbin , ndaj pohoj se i kemi kushtuar rëndësinë maksimale këtij ballafaqimi. Ne luajmë për objektivin madhor fitimin e titullit ndërsa Tirana për mbijetesë”

Në fund ai shtoi se ekipi është i përqendruar vetëm tek ndeshja e rradhës dhe jo se çfarë bëjnë rivalët e saj.

“Ne duhet thjesht të bëjmë detyrën tonë nuk na intereson fare se çfarë do të bëjnë Kukësi dhe Skënderbeu. Për Partizanin dy ndeshjet e radhës do të jetë përcaktuese për titullin.

Ta fitojmë këtë ndeshje për Klubin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm të cilët do të na mbështesin siç edhe vetëm ata dinë ta bëjnë në çdo ndeshje”, përfundoi Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje