Prapaskenat e negociatave/ Rama: Shkova ta takoja, por Basha qendronte në një dhomë tjetër…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e së mërkurës në Korçë, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Gjatë fjalimit të tij, Rama ka folur edhe për dështimin e negociatave mbrëmjen e së martës.

“Ne shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte.

Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj.

Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë.

Kishte shkuar në një dhomë tjetër.

Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam.

Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve, se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave.

Ne i thamë se mund t’i diskutojmë këto, por më parë të votohet vetingu.

Pa vetingun s’bisedohen këto”, tha Rama.

Ne dje i hapem krahen, por s’kishim ke perqafonim se nuk na erdhi Luli”, vijoi Rama.

“Tirana e provoi nje here Lulin dhe kete nuk do ta provoje Shqiperia”, tha më tej Rama.

Shqipëria e ka provuar PD-në për 25 vjet. Nëse PD është kjo, atëherë s’ka nevojë ta provojë më”, ka vijuar Rama.

Ai ka shtuar më tej se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë më tepër sesa zgjedhje politike.

Me rëndësi është fakti që zgjedhjet janë të popullit, jo të partive”, ka thënë Rama.

Edi Rama është shprehur i gatshëm për një dialog pa kushte me opozitën nëse kjo e fundit voton vettingun.

“Ne diskutojmë çdo gjë, por pa vettingun nuk ka asnjë sens asnjë lloj diskutimi. PD duhet të heqë dorë nga mbrojtja e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar”, ka deklaruar Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Prapaskenat e negociatave/ Rama: Shkova ta takoja, por Basha qendronte në një dhomë tjetër…”

  1. An says:

    Beni nje referendum. I do populist zgjedhjet apo jobs? Sovrani vendoso!!!

    1. Aksi says:

      Si mo vlla referendum, ca taksirati kam une te shkoj ne votime per tangerlliqet e Bashes e Sales, qe u djeg lekura e vet. Sovrani vendosi kur shkoi votoi per PS ne 2013. Pati kohe 4 vjet te shohe se c’beri Rilindja, tani ka daten kushtetuese te shkoje te votoje qeverine e kater viteve te ardhshme. Te ishte aq lehte me referendume, po dal dhe une po ngul nje cader n’bulevard e po them hajde bejme referendum ta zhdukim Salen nga skena politike se na e shpifi 30 vjet!!

  2. ela says:

    Perse leshon kaq shume pe ? o je frikacak ose likja ti ka fut kembet ne nje kepuc,mos bej leshime ,cfar jane keto qe ti i leshon PD? kontrollin lart te shtetit PD ka 16 vjet qe e ka dhe e kane kthy kete kontroll mjet per tu pasuruar per vete,Drejtorat e policise do qe ti ndryshosh,perse u prish karieren njerezve me te afte per arsye te PD-se? ku do ti cosh jane me grada.po largo gjith ministrat qe i ke te paafte,pervec Gjiknurit, largo gjith ish drejtorat e bashkive qe verte jane te paafte qe i ke vene neper dikasteret .jo po jepu dhe shtepin tende dhe je ok

  3. Fatmir Lohja says:

    Spekullime në emër të popullit.
    Po grinden politakanët tanë.Kane zënë llogoret ballëpërballë.Kundërshtareët janë të bindur se po mbrojnë papullin,që i mbështet pas shpine. Erdhën edhe ndërkombëtarët,si zakonisht ,si ndërmjetes për të shuar konfliktin me bisedime,si rob të civilizuar,në të mirë të popullit tonë.
    Populli ,I butë, sheh me habi se çfarë po ndodh.Nuk po e merr vesh se kush po e mbron.As bijtë e tij,as miqtë e largët,nuk e thonë një fjalë.Kyçen në zyra të veçuara dhe nuk lënë as mizën të hyjë brënda. Media e lirë,kokëulur e punëtore , thërret për ndimë analistët e mirë.Gjithttëditurit,nga pozicionet e veta,flasin përbukuri fjalë që nuk i merr vesh asnjëri.
    Në ekranet e televizorëve vazhdojnë të shihen grupe,vendas dhe të huaj,si ditën e natën,duke hyrë në deriçka ,tinëzisht , si …. , për të mirën e ne shqiptarëve.Kur dalin në ajër te pastërt janë pagoj.Ne shqiptarët e butë, një gjë të vogël po ju kërkojmë.Lidhni direkt ,ato kodosh kamera satelitore,se e marrim vesh vetë se kush na mbron me mirë.Jam i bindur ,se do të shprehemi me sinqeritet, për atë që na do më shumë,duke mbrojtur me përkushtim votën e lirë.
    Me repekt nga Fatmir Lohja,në adresë te atyre që tëre natën rrinë pagjumë,për ne shqiptarët e urtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *