Rrëfimi i pazakontë/ "Denoncoj vëllain, kërkon të më vrasë familjen, shet drogë në shkolla"

26 Prill 2017, 14:51Kronika TEMA

Prej 1 viti Xhevahir Rabushja kërkon t’i marrë shtëpinë vëllait ndërsa ai do ta denoncojë live në studio për veprimtari te paligjshme.

Astriti denoncon të vëllain e tij se shet kanabis në shkolla.

 

Astrit Rabushja ështe në konflikt me Xhevairin prej 1 viti për shkak të një banese.

Në të jeton familja e Astritit gruaja, 2 vajzat dhe nëna. Shtëpia është private 1 katëshe dhe ndodhet në qytetin e Cërrikut.

Prej 25 vitesh banon në atë shtëpi, e cila më parë ka qenë shtëpia e prindërve.

Ky truall është marrë në ato kohë nga Xhevairi dhe ka qenë në emrin e tij, por më pas babai i ka blerë shtëpi në qytetin e Elbasanit dhe aty vazhdoi të jetonte Astriti me prindërit.

Ai disponon aktualisht në emrin e tij certifikatën e pronësisë dhe gjithë dokumentacionin e rregullt.

Përpara disa kohësh një komshi i ka thënë Xhevairit se emri i tij figuron si pronar i truallit në regjistrat e vjetër. Qe nga ai moment ai filloi të kërkonte para.

Në emisionin e sotëm “Me zemër të hapur” në News24 u diskutua për një konflikt të fortë mes vëllezërish, ai i kërkon Astritit 35 milion leke të vjetra në mënyrë që ta mbajë shtëpinë.

Kjo çështje nuk ka shkuar ne gjykatë, por mes tyre ka kërcënime. Astriti thotë se i vëllai e kërcënon se do t’i helmoje familjen, se do ta vrasi nëse ai nuk i jep paratë për shtëpinë.

Astriti thotë se Xhevairi shet kanabis, merret prej kohësh me këtë biznes, e ndan në pjesë të vogla dhe e shet nëpër shkolla.

Xhevairi është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Ka një magazinë në qytetin e Cërrikut në të cilën mbledh dhe tregton dru zjarri, por përveç tyre ai paketon dhe lëndën narkotike dhe e tregton në Greqi.

Ai do ta denoncojë publikisht të vëllain për veprimtarinë e paligjshme me të cilën merret.

Xhevairi ka miq dhe njerëz që kanë pushtet të cilët e mbrojnë dhe Astriti ndihet i pafuqishëm. Gjithsej janë 3 vellezër, por vëllai tjetër, Avniu ka shtëpine e tij, nuk kërkon asgjë nga Astriti dhe nuk është bërë pjesë e konfliktit mes tyre, edhe ai jeton dhe punon si emigrant ne shtetin grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje