Shpërthen Thaçi: Deklaratat e zyrtarëve të BE-së, bajate dhe të neveritshme, kërcënim është nacionalizmi serb, është Beogradi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Duke e lidhur me mesazhet e zyrtarëve të BE-së, të cilët e qortuan në mënyrë indirekte Thaçin për deklaratat e tij për bashkimin e shqiptarëve në një shtet nëse Brukseli nuk ofron perspektivën integruese evropiane për Kosovën, Thaçi tha se zyrtarët e BE-së po bëjnë deklarata të neveritshme.

“Kërcënim për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, është Beogradi i cili është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi, prej bazave ushtarake deri në MIG-at rus dhe kjo përkëdhelje dhe deklarime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian për Beogradin janë shumë bajate, shumë të gërditshme dhe neveritëse”, ka thënë Thaçi, raporton rel.

“Njëherësh, këto deklarata janë të papranueshme për Kosovën, në veçanti në këtë vonesë të pajustifikueshme në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka nënvizuar presidenti i Thaçi.

Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai i cili kishte deklaruar se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE, venitet.

Më pas, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte deklaruar se mbyllja e dyerve për Kosovën në Bashkimin Evropian, do t’i detyronte ata që të jetonin në një hapësirë të vetme në rajon.

Por, komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i ka cilësuar ‘të papranueshme’ dhe ‘kundërproduktive’ deklaratat e liderëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor që implikojnë ndryshimet e kufijve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Shpërthen Thaçi: Deklaratat e zyrtarëve të BE-së, bajate dhe të neveritshme, kërcënim është nacionalizmi serb, është Beogradi”

  1. Edhe ti says:

    D.m.th ose vizat ose do nxjerrim serbët si pengesë,,,,,e kishit shansin e juaj o hashim u bënë me shume se 16 vjet që jeni të lirë nga serbët por prap ngelet në vend numëro
    Nuk ja u ka fajin kush,në ne shqiperi kujtuam se të paktën ju te kosoves do te arrinit me lart se ne ,,,doli bllof total.Ai që me thote edhe nje here qe shqiptareve ju be padrejtësi kur i coptuan ,i përgjigjem te pije nje shishe uthull me fund ,te pakten kthjellon idete

    1. Ik ore b….q….Kosoves ti rruash kkk ti dhe buce si puna jote shurrtore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *