Shqipëria shkon në zgjedhje pa Partinë Demokratike

26 Prill 2017, 09:14Politika TEMA

Negociatat mes përfaqësuesve të PPE-së dhe liderëve shqiptarë kanë dështuar dje.

Pavarësisht lëshimeve të shumta të Edi Rama, me përjashtim të largimit të tij si kryeministër, Lulzim Basha nuk ka pranuar asnjë lëshim.

Konkretisht, Rama pranoi që të bënte ndryshime në qeveri, të shtynte zgjedhjet, të bënte ndryshime në KQZ, në kupolën e policisë, të ashpërsonte ligjërisht shit-blerjen e votave etj.

Por Basha nuk pranoi asnjë nga këto propozime.

I vetmi kusht i Bashës, ishte largimi i Ramës.

Kusht që Rama nuk e pranoi, por dhe që nuk ia kërkoi askush nga negociatorët europianë.

Për këtë arsye, tashmë një gjë është e qarte pas dështimit të negociatave: Partia Demokratike nuk do të hyjë në zgjedhje më 18 qershor.

Nga ana tjetër, LSI, edhe pse kishte paralajmëruar se nuk do të hynte në zgjedhje pa PD-në, pas refuzimit të çdo oferte nga ana e Bashës, tashmë nuk mund të mbashtesë më Bashën dhe pritet të hyjë në zgjedhje.

Ajo që mbetet e paqartë, është nëse PS me LSI-në do të shkojnë më vete apo në koalicion në zgjedhje.

8 komente në “Shqipëria shkon në zgjedhje pa Partinë Demokratike”

  1. Shefi says:

    Koalicioni midis Lsi dhe Ps nuk ka kuptim me. Faktikisht Lsi ka rastin e arte per te ngritur staturen e vet, nqs statura e deri tanishme nuk eshte krijuar si rezultat i pompimeve te rrethanave politike.
    Kurse PS ka rastin te clirohet nga “pesha” e tepert e LSI qe e pengon te ece.
    Eshte gjithashtu rast i arte per partite e reja opozitare si ajo Blushit dhe ndonje tjetre, qe duhet domosdoshmerisht te sjelle “shuarjen” e partive problematike si puna e PD (qe ne fakt nuk eshte parti por nje klan kriminal me disa figura qe perpiqen ti japin ngjyrimin e nje opozite) .

  2. beni says:

    Poshte PeDe-ja Parti kriminelesh. Shqiperis do shpetoje nje here e mire nga nje cete kriminelesh qe mbron familjen MAFIOZE te Sali Berishes.

  3. ATDHEU says:

    Ufff hajde nje ore e me pare

  4. WEB1 says:

    Ja dhe delenxhiu i skraparit u tërhoq ,se deri dje na shurdhoi veshët me Pd dhe që nuk hynte në zgjedhje pa opozitë.Po tani me cilin do ta bësh rrolin e të pabesit,tani që lulka i terhoq?.Palo burre,sikur nuk e di ti se ku e kanë hallin basha dhe berisha ,,,,,po zotrote mendove ta loz njëherë për ti marrë kushte me te mira Edi rames ,ta ve ne presion se ku i dihet ,,ptuuuuuuuu fare e keqe.Me ndjell me respekt basha se sa ti,ai te pakten nuk lëviz nga idetë e veta cilado qofshin ato,pavarësisht fundit që i pret

  5. Studenti says:

    Në votime merr pjesë populli, jo partitë,,,, punë e madhe që nuk merr pjesë PD..
    Ajo r don fare mirë se sa vota do të marrë nga populli,,,ajo parti nuk ka fituar asnjëherë me votat e popullit….(përjashtim bëjnë zgjedhjet e 1992). Të gjithë të tjerat vetëm se i ka vjedhur.

  6. shoku says:

    Kjo eshte fitorja me e madhe per Shqiperine dhe fale Bashes. Ky eshte rilindasi yne i vertete. Ate qe s’beri dot Rama nga jashte e beri Basha brenda.
    Propozoj te shpallet PATRIOT dhe te dekorohet nga presidenti.
    Fale Bashes pleherat e vendit jane te grumbulluara ne nje vend ( dhe mire beri qe zgjodhi Tiranen qe ti shikoje e gjithe Shqiperia dhe Evropa se cilet jane) dhe duke mos i ricikluar, mendon ti ” djege” nje here e pergjithmone.
    Bravo Basha, inat te tille paç.

  7. spartaku says:

    Me mire akoma qe pd-ke nuk mere pjese ne votime.Te na zhduket kjo parti e qeneve dhe ujqerve te terbuar,qe na ka shkaterruar gjithe vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje