Shqiptarët më entuziastë për "denoncuesit" e korrupsionit

26 Prill 2017, 13:19Sociale TEMA

 

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal publikoi kohët e fundit një studim që vlerëson qëndrimet e publikut ndaj sinjalizuesve, si një mjet i rëndësishëm kundër korrupsionit.

7.000 njerëz në Ballkanin Perëndimor u anketuan dhe qëndrimet e tyre rreth sinjalizuesve.

Shqipëria ishte një nga zërat më të fuqishëm të rajonit në mbështetjen e sinjalizuesve.

Është inkurajuese që njerëzit në Shqipëri janë më mbështetësit në rajon për sinjalizuesit. Të paktën gjysma e të anketuarve besojnë se të folurit rreth abuzimeve është përgjithësisht e pranueshme në shoqëri dhe se ata kanë një detyrim personal për të raportuar keqpërdorimet në vendin e punës. Rreth gjysma e të anketuarve në Shqipëri thanë se nëse ata raportojnë për dikë rreth punës brenda organizatës së tyre, patjetër diçka do të bëhet për të. Pothuajse gjysma e të anktetuarve  thanë se ka mekanizma për mbrojtjen e informatorëve.. Të katër këto rezultate janë më të larta se mesatarja rajonale.

68% e shqiptarëve mbështesin raportimin e abuzimeve

Ajo që është edhe më e rëndësishme, studimi tregoi se në mesin e shtatë vendeve të Europës Juglindore, Shqipëria renditet e para sa i përket mbështetjes së sinjalizuesve . Dy nga tre të anketuar (68 përqind) thanë se njerëzit duhet të mbështeten për raportimet që bëjnë dhe se është detyrë personale raportimi kur konstaton parregullsi. Kjo statistikë është premtuese dhe duhet përdorur. Duhet të monitorohet, dhe raportohet publikisht, se si mbrojtja e re e sinjalizuesve funksionon në praktikë. Kjo është një pjesë e domosdoshme e ndërtimit të besimit të publikut për sinjalizuesit dhe për antikorrupsionin në përgjithësi.

Për më tepër, më shumë njerëz në Shqipëri (45%) sesa mesatarja rajonale besojnë se shumë informacione mbahen sekret në organizata dhe institucione. Pakënaqësia e qytetarëve me sekretin mund të ketë ndikim në mb ështetjen që u jepet sinjalizuesve për të raportuar.

Shqetësimi për korrupsionin është ende i lartë

Përkundër këtyre pikëpamjeve të qytetarëve, është vërejtur se faktorët kulturorë dhe historikë kanë ndikuar në përparimin e ccështjes së sinjalizuesve. Një grup studiuesish vëren se sinjalizuesit ngatërrohen me “përgjimet/spiunimet e qytetarëve të kryer nga policia sekrete gjatë komunizmit. Rrjedhimisht,  sinjalizuesit shihen me dyshim dhe perceptohen si “spiunë” ose “fuksa” ose si individë që veprojnë për përfitime personale. “Në një studim të vitit 2015, Shqipëria renditet afër fundit përsa i përket besimit të qytetarëve se qeveria vepron në bazë të ligjit, se ligji zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë dhe efektive, dhe se gjykatat mund të besohen. Për më tepër, njerëzit në Shqipëri renditët ndër të parët në rajon që besojnë se praktikat e ryshfetit dhe abuzimit të pushtetit janë të përhapura në shërbimet gjyqësore dhe të lejeve të ndërtimit, dhe se korrupsioni është i përhapur në politikë dhe sistemin shëndetësor.

Këto gjetje sugjerojnë se shqetësimi për korrupsionin është ende i lartë në Shqipëri dhe se duhet vijuar me zbatimie e praktikave për mbrojtjen e sinjalizuesve. Edukimi i mëtejshëm  i publikut është  i rëndësishëm është i nevojshëm për të informuar qytetarët për rolin e tyre në luftën ndaj korrupsionit qeveritar dhe të bizneseve, veçanërisht në lidhje me rolin e sinjalizuesve.

Përveç kësaj, 43 për qind e të anketuarve thanë se mënyra më efektive për të ndaluar abuzimet e rënda është duke raportuar tek zyrtarët përmes kanaleve zyrtare.  Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, dhe institucionet qeveritare – veçanërisht institucionet antikorrupsion – duhet të punojnë në përmirësimin e punës dhe në rritjen e kontaktit me qytetarët në këtë fushë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë bërjes publike të denoncimeve nga sinjalizuesit.

Shqiptarët i besojnë medias për raportimet nga sinjalizuesit

Njerëzit në Shqipëri gjithashtu kanë besim te media, pavarësisht shqetësimeve të vëzhguesve rreth financimeve nga qeveria që çon në njëanshmëri editoriale. 30% e të anketuarve thanë se mënyra më e mirë për të ndaluar abuzimet është raportimi tyre në media ose direkt në publikun e gjerë nëpërmjet internetit (për shembull, mediat sociale). Edhe kjo statistikë  është shumë më e lartë se mesatarja rajonale. Në përgjithësi, katër në pesë vetë thanë se sinjalizuesit duhet të jenë në gjendje të kontaktojnë me mediat ose të përdorin internetin për të paralajmëruar rreth krimit apo korrupsionit. Një në katër të anketuar  tha  se mediat apo interneti duhet të jenë në dispozicion si zgjedhje e parë për sinjalizuesit. Këto rezultate tregojnë nivele të larta të besimit në media mes qytetarëve.

Në nivel rajonal, rezultatet e anketës tregojnë qartë se angazhimi  dhe besimi i qytetarëve është një çështje e rëndësishme. Motivimi i qytetarëve për ta konsideruar veten personalisht përgjegjës në luftën kundër korrupsionit dhe për të besuar se ata kanë aftësinë për të ndikuar personalisht në ndryshimet pozitive, është gjithashtu një sfidë e vazhdueshme.

Shpresohet që mbështetja  e fortë e shqiptarëve për sinjalizuesit do të jetë një inkurajim  dhe mbrojtje për punën e tyre.

Analiza e plotë e të dhënave mbi anketën e opinionit rreth paraqitjes së bilbilave dhe mbrojtjes së informatorëve mund të gjenden dhe të shkarkohen në faqen e internetit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal – www.rcc.int.

Në qershor të vitit 2016, parlamenti i Shqipërisë miratoi një ligj që synon promovimin e sinjalizuesve dhe mbrojtjen e atyre që raportojnë korrupsion të dyshuar në vendin e tyre të punës. Ky ishte një hap i rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në sektorin publik dhe privat. Sinjalizuesit janë provuar të jenë ndër mënyrat më efektive për të ekspozuar dhe luftuar krimin dhe korrupsionin; për këtë arsye, ligjet e reja të sinjalizuesve veprojnë tashmë në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Radu Cotici, PhD

Ekspert për Reformën e Administratës Publike dhe kundër Korrupsionit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje