Si guxon “njeriu që qesh” ta bëjë sërish Shqipërinë të qajë?!

26 Prill 2017, 18:42Blog TEMA

Nga Anri Bala

Ti e ke bërë disa herë Shqipërinë të qajë… duke e vjedhur, duke e shitur dhe duke e gjakosur, veprime të cilat me sa duket na i paske kthyer në një mënyrë jetese tënden, mbijetese të partisë, por “vrasëse” për të gjithë ne! Megjithatë, ty nuk të bëhet fare vonë! Pas çdo mënxyre ti qesh, si qenie e përvuajtur, që edhe Uriah Hipi, personazhi i Dikensit, do të të kishte zili.

Ti vazhdon të qeshësh dhe të tallesh… sikur të ishe një qenie hibride, që nuk e kupton se tashmë tallja dhe idiotizmi politik, e ka një kufi dhe një çmim. Dje, ti përfundimisht more përsipër një krim tjetër, atë të largimit të shqiptarëve nga rruga europiane dhe shkatërrimin përfundimtarë të PD-ës. Nogociatat e fundit nën mbikqyrjen e Europës tashmë dështuan, e bashkë me të dhe intrigat e çadrës, së përkrahur nga “askush”.

Uriah Hip, i përcolle miqtë dhe partnerët europian me një qeshje prej të çarturi, ndërsa ata turfullonin me fytyrat e “nxira” si nata, duke marrë me vete dhe një vendim ogurzi, që do i kushtojë shumë çdo shqiptari që e do vendin e tij, përfshirë edhe opozitën  shqiptare ku aksidentalisht dhe fatkeqësisht drejtohet “de jure” nga ti.

Të dëgjosh nga goja jote që flet për krim, drogë dhe shit-blerje votash njësoj si tutori i yt, që i keni bërë gjëmën vendit me vrasje, vjedhje votash, krijimin e shtetit të drogës brenda shtetit, është një fyerje e madhe për çdo qytetar, që kujtesa se ka lënë kaq shpejt sa mendon zotëria jote.

Uriah Hip, po më shokon çdo ditë, sidomos kur thërret përpara hallexhinjëve që vdesin për përralla, duke i’u krijuar mundësinë të ëndërrojnë, se paske bërë Republikë të Re në mes të bulevardit, a thua se republika është një kosh plehrash ku mblidhen gjithë mbeturinat e vendit.

Uriah Hip, po na fyen inteligjencën dhe po na turpëron me pafytyrësinë tënde, kur deklaron se Shqipërinë nuk do i’a lemë krimit. Vërtet, shqiptarët janë të vendosur për të mos i’a lënë Shqipërinë krimit, por ama janë akoma më të vendosur se kurrë, që vendin nuk do tu a kthejë sërish në dorën e kriminelëve në mesin e të cilëve “ylli” jot shkëlqen më shumë se kolegët e tu, që të janë bashkuar në çadër për një dëshirë dhe një qëllim: Sa më larg drejtësisë…!

Ti je trimëruar, ngaqë mendon se po shpëton, por aty ku fshihesh nuk është kulla jote e ngujimit, aty është “varri” jot… je tamam në vendin e krimit! Ato që vijnë për të të bërë qokë ty, ta mendojnë mirë se si do të të shpëtojnë nga mallkimet e atyre nënave, që po u plas shpirti e zemra, se herë ti thërret “drejtësi” mbi gjakun e bijëve të tyre.  Të qëllosh dhe të vrasësh njerëz të pafajshëm, duke shkelur “këmbëzën” e shtetit, nuk është krim por masakër. Ndaj vetingu është shpëtimi yt, jo nga drejtësia, por nga makthi që të ka pushtuar e po të zë frymën.

Ti, nuk mundesh që për hir të frikës tënde dhe tmerrit pa fund, të marrësh peng të ardhmen tonë. Të pritën shqiptarët deri dje, shqiptarët e vërtetë dhe jo ato që shikon ti në ëndërra, apo “turmat” që i krijon me skenare imagjinare. Tani, ne do të të japim epilogun që meriton. Do bëjmë atë që kurrë nuk do donim ta bënim, do protestojmë deri edhe me “mosbindjen tënde civile”, për të çliruar opozitën nga pengmarrja. Opozita e marrë “peng”  nuk do jetë kurrë e jotja, por e popullit opozitar, sepse ti kurrë nuk e fitove tagrin ta përfaqësosh.

Ndaj na ke kundra ti, ti dhe gjithë ata që pengojnë rrugën tonë drejt Europës… për të shpëtuar bythën e tyre! Ti dhe gjithë ata që duan të na kthejnë vite mbrapa, ku drejtësia të jetë armë në duart e krimit! Ti dhe të gjithë ata që duan të na bëjnë të qajmë, për të duruar poshtërsitë e tyre, kur më në fund po na jepet mundësia të qeshim!

Duhet të jesh me të vërtet i çmendur, përderisa guxon që krimet tuaja të tmerrshme por të pagjykuara, të na i përmendësh çdo ditë, duke bërë kriminel, ata që nuk kanë bërë as një krim. Në fakt e kanë bërë një… dhe të madh bile: Nuk e pastruan kurrë drejtësinë me pak dhunë, me fuqinë që i’u jep pushteti, nga ata që të mbrojtën ty dhe tutorët e tu!

Përderisa ti dhe të gjithë ata që kanë vrarë, vjedhur, spiunuar, shitur… akoma nuk janë pas hekurave, drejtësia në këtë vend nuk është gjë tjetër veçse: një bordello që duhej shembur me “tritol” nga themelet! Tamam si shpërthimi i kontrolluar, që rrëzoi në pak sekonda pallatin tënd të krimit!

Me pak iniciativë, nuk po bënin ndonjë  mëkat të madh, se po shembnin një “kuplara”. Ti nuk mund ta mbroje as me kuisje dhe as me lehje, sepse do të ishe aty brenda, kur të binte termeti dhe ne do kishim shpëtuar një herë e mirë nga kjo e keqe e madhe. Ndaj tashmë duhet të bindesh, se ti, “njeriu që qesh”, nuk do arrish kurrë ta bësh Shqipërinë të qaj, sepse kohës së maskarenjëve po i vjen fundi i pashmangshëm dhe i merituar!

Uriah Hip, kot nuk kanë thënë ata më të zgjuar se unë e ti: Qesh mirë kush qesh i fundit!

21 komente në “Si guxon “njeriu që qesh” ta bëjë sërish Shqipërinë të qajë?!”

  1. Lumi Ottawa says:

    S`ke cfare ti shtosh. Brravo per artikullin. I lexoj shkrimet tua me shum kenaqesi.

  2. beni says:

    Te lumte Anri, KE NXJERRUR DUFIN E CDO SHQIPTARI ME KETE SHKRIM BRILIANT!

  3. irena says:

    Sa bukur keni shkruar.
    Nje bravo dhe respekt per juve gazetar

  4. irena says:

    i lutemi gazetes Tema te mos na i nxjerr fotot e ketyre maskarenjve.
    NEVERI PA FUND.
    NEVERI
    NEVERI
    NEVERI

  5. tomsojeri says:

    Bukur shkruan Anri Bala ,ska ku shkon ma bukur ,por kujt ja thua ????Mos ju drejto kot UrjaHipt se ai ishte ne Angli e mori denimin por ktu i thon Shqy peri sic thot nasradini e ska as drejtesi ,as turp as moral e as pidhin e semes se tyre ky milet ! Kjo Elit e PD me nekrye monstren e madhe ,kelyshin e tij dhe klyshin tjeter te klonuar marka holanda , po na bejn karshillek dhe ne per turp te Zotit po ju ham mutin ! Ska zZZot ti sjell ne rug kta zvarranik dhe edhe ata qe u munduan hiken me bisht nen shal ! Turpi na mbeti ne der e poshterimi do na shoqeroj nuk di akoma sa koh ……

  6. shqip says:

    Njeriu me shale te ngjitura e me mjekren fondo pizza , po sfidon edhe ligjet e natyres. Ne fakt ai nuk eshte se ka fuqi te mbinatyrshme. Por fakti qe njeh nje thenie popullore “hapi rruge budallit”, e ben ate budalla dhe ne te njejten kohe “trim budalla”. Ky mendon se ligjet veprojne vetem per te tjeret , ndersa vetem e perjashton nga pergjesite. E para dhe e fundit Here qe pesonazhe te ketij kalibri po mbajne ne kembe nje absurditet ku anti ligji po sfidon ligjin. Pas 18 qershorit atavizma te tilla nuk do kene me vend as Brenda e as jashte parlamentit. Le te bertase per destabilizim. Nese nuk do qe nje dite ta gjeje veten ne ndonje helikopter te marinsave te natos . E Nese kjo u duket shaka, kujtoni disa raste ku kjo ka ndodhur vertete. Pengimi i popullit per te shprehur shkallen me te larte te demokracise, per perendimin lexohet si dhunim i vlerave universale te shprehjes se lire, votes.

  7. niki says:

    Perse nuk zgjidhet menjehere Presidenti?Meqense zoteria (Basha) , deshiron te bej” mosbindje civile”,me zgjedhjen e Presidentit,te shkarkohet menjehere kryeprokurori dhe te emerohet nje tjeter. Per te hetuar, menjehere ato qe do te krijonin probleme te renda ne pengimin e zgjedhjeve dhe jetes se vendit.

  8. Regjisori says:

    Titull I goditur per njeriun qe ulerin ore e pa ore per republiken e re me njeres te vjeter e te perda le si Kreshnik Spahiu,Fatmir Mediu apo qelbesira grekfoles!

  9. Milan says:

    Mbas 18 qershorit do hakmeremi per te zezat qe i kam bere popullit,vdekje tradhetareve

  10. v says:

    Qesh e ben cte doje,
    sepse ka mbeshtetjen, jo te popullit,
    por te funderinave te tij.

  11. Luljeta says:

    Po te lumte goja more djale!
    Po si nuk u vjen turp qe na bejne terror psikologjik nga mengjesi deri ne darke me palacolleqet e tyre. Sa hapim syte e deri sa fleme, degjojme vetem poshtersira, tmerre, vrasje e padrejtesira. Po pse keshtu do vazhdojme jeten? Kemi 30 vjet ne tranzicion. E pse? Se keshtu do Sali Berisha, se keshtu duan te ruajne pasurite e vjedhura nga ne.
    Edhe Edi Rama mos tu vij me rrotull ketyre duke u plotesuar tekat. As Ilir Metes. Se ai i ka mbajtur deri tani.
    Gjyshja ime, kur shihte filma me gjermane qe vrisnin partizane e popull te pafajshem thoshte: Vdekshin sonte naten!
    Edhe mua me del nga zemra mallkimi per Salen e Bashen: Vdekshin sonte naten! Te shpetojme njehere e mire nga ky plak i poshter!

  12. BABAGHYSHI says:

    VETEM NJE KLLOUN CIRKU , MUND TE QESHE , EDHE ATEHERE KUR NUK TE QESHET !
    KY ESHTE KULMI I HIPOKRIZISE SE KETIJ UDB-ashi ! CFAR KA PER TE QESHUR KETU ?!

  13. Tani says:

    Cdo kush e ka nje fund,po te perfundosh me turp e me faqe te zeze,nuk eshte vetem turpi yt,por dhe atyre qe te bejne fresk ty,Turp.

  14. Nepotizmi says:

    Shkrim i qelluar ashtu si ne te vertet ai qen bir qeni do e meritonte..

  15. ak47 says:

    Nje bravo e madhe per gazetarin. Ai “qy qe” ( Jo Luleja kukulla idiote) akoma spo e kupton se 90 per qind e popullit eshte gati ta lincoje, ate dhe pasuesit e tij. Problemi i vetem eshte se nga perplasja fiton vetem pansllavizmi, serbomaqedonsit, ruset dhe sidomos serbet. Eshte vdekje per ta qe Shqiperia te avancoje ne BE. Plaku Mere me kelyshet idioteske po i luan te gjitha letrat hileqare. Prandaj duhet qe shteti te beje me qetesi dhe dashuri detyren e SHTETIT. Mjaft eshte mjaft!

  16. Sara says:

    BASHA????????????

  17. Migaq says:

    Thone se krimineli kthehet te vendi krimit ,ashtu sikunder po ndodh te nje pjese e atyre qe Jane me cadet.

  18. Edi Sterjopullo says:

    Hall all dores Edhe zemres

  19. shoku says:

    Maj 1944 Gjermani, Hitleri i çmendur brenda ne bunker therriste, uleriste dhe enderronte per kundrasulme, armata dhe ” Replblike e Re”
    Maj 2017 Shqiperi, Basha njelloj, as presje nuk i shtoj, veç perfundimin dua ta shkoj.
    Anri Respekte pafund.

  20. Jorgji Davidi says:

    Bukur ua ke thurur Anri Bala… Edhe ata vet e dine, ashtu si ti, edhe si une e si mbi 80% e shqiptareve, por bejne sikur digjen flake per hallet tona, te popullit…. Jo or jo, bukur jua thua, ata jane vet krimi, krimi qe e kane vertetuar e shfaqur ne syte e shqiptareve qe nga viti 1991 e gjithe kohes qe i vune zjarrin vendit, kane gjakosur e percare (ne fakt u kane marre te keqen, por tentuan) shqiptaret, i gjakosen me 14 shtator 1998, ne Gerrdec, me 21 janar e perdite mbjellin zi e me zi, per ti nxire edhe me keq nenat shamizeza shqiptare… Zoti i vrafte! Mos fol me ne emrin tim o lulash halabaku, as ne emrin e familjareve, te miqve e shume shokve te mi qe ndjejne neveri kur te degjojne. Ti cirresh qe te vish perseri ne pushtet dhe te mbjellish edhe me keq zi, zi e me zi! Zoti te vrafte, ty por edhe shume nga ata qe te ndjekin qorrazi!

  21. Berti says:

    nje koment qe smund te komentohe ,te lumte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje