SMS-ja urgjente, ambasadorët ftojnë aleatët e Bashës dhe Blushin e Idrizin në takim një ditë para afatit të listave

26 Prill 2017, 18:52Politika TEMA
SMS-ja urgjente, ambasadorët ftojnë aleatët e Bashës dhe

Ambasadorët kryesorë të Perëndimit në vend, Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bernd Borchard, kanë thirrur në një takim kryetarët e partive të vogla dhe aleatët e Bashës, pas dështimit të negociatave mes opozitës dhe mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike.

Agron Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka, Ben Blushi, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Shehi janë thirrur në takim “informues për procesin e negociatave” që dështuan ditën e djeshme.

Ambasadorët iu kanë nisur një sms atyre, dhe i informojnë se takimi do të zhvillohet ditën e premte më datë 28 prill në orën 10:00

Tani mbetet për t’u konfirmuar pjesëmarrja e tyre.

Takimi vjen 1 ditë para afatit përfundimtar të regjistrimit të partive në KQZ, që është 29 prilli.

 SMS-ja

Pershendetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kane kenaqesine t’ju ftojne ne nje takim informues per procesin e negociatave te zhvilluar mbreme.

Takimi do te zhvillohet diten e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi per t’u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nese axhenda juaj e mundeson pjesemarrjen tuaj ne kete takim. Ju faleminderit

4 komente në “SMS-ja urgjente, ambasadorët ftojnë aleatët e Bashës dhe Blushin e Idrizin në takim një ditë para afatit të listave”

  1. populli says:

    Nuk behet Shteti me plehrat !

  2. Xen deledashi says:

    Si duket PD po i heqin vizën e kuqe . Tani rrjedhen e ngjarjeve do ta përcaktojnë ambasadorët !
    Lul “de flikker” Basha me gjithë PeDe-rat do të katandisen një grup bashibozukesh pas disa muajve.
    Kështu është kur luan me miellin e gjermanit……
    Oooooo Lul, oooo smeerlap, te rrofte Sala dhe Xeni tani.

  3. ABC says:

    Eshte maramendese dhe acaruese qe nje grrusht njerezish per interesat e tyre personale duan te futin vendin ne nje krize te krijuar artificjalisht nga ta.

  4. Liri says:

    Na moren ne qafe. Te gjithe shqiptaret demtohen nga kjo armiqesi ndaj Evropes . Je mite denuar te zvarritemi. Demtohen bizneset me kete destabilitet. S’ja kemi borxh 2B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje