Takimi me Metën, Doda e PDIU: Të ulemi sërish e të gjejmë të mesmen e artë. Boll me kokën mënjanë

26 Prill 2017, 21:33Politika TEMA

Në përfundim të takimit me partitë parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, pas ftesës së kreut Ilir Meta, kryetarja e grupit të PDIU-së, Mesila Doda thotë se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje për krizën politike. Doda tha se për shkak se në këtë takim mungonin kreu i PS dhe kreu i PD, duhet të mbahet një tjetër tryezë bisedimesh në këtë frymë.

“Patëm informacion mbi ecurinë e negociatave. U verifikua edhe njëherë një lloj monologu, pati mungesë të partive, dhe për këtë shprehim keqardhje. Të ulemi sërish, boll me kokën mënjanë. Të gjejmë të mesmen e artë”, tha Doda.

Duke u ndalur tek bisedimet gjatë takimit të sotëm, Doda u shpreh se duhet angazhim për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, pasi palët duhet të kenë minimumin e garancive të nevojshme. Sipas saj, përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente.

“Do të ishte shumë më mirë që të ishte një tryezë e instaluar në Parlamentin e Shqipërisë për zgjidhjen e krizës dhe për të gjitha mundësitë që të marrin pjesë të gjitha forcat politike. U diskutua për një paketë për rritjen e garancive dhe përmirësimit e infrastrukturës zgjedhore, për kontrollin e financave të partive politike, dekriminalizimin. Sigurisht do të ishte e udhës të ishte edhe PD në çështje kaq të rëndësishme.

Mendoj se përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente. Nuk ka mundësi të vazhdojë sistemi stalinist ku njerëzit votojnë dhe dy partitë numërojnë. Palët të paktën duhet të kenë minimumin e garancisë që siç e thamë nuk jemi në nivelin e normalitetit. Besoj se do të ketë edhe një tryezë tjetër dhe votat janë. Sigurisht nuk është një situatë normale kur opozita nuk është në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm të votojmë gjithçka që përmirëson sistemin”, u shpreh deputetja Mesila Doda.

E pyetur për protestën e opozitës dhe mosregjistrimin në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, Doda tha se bojkoti i procesit nuk është qëndrimi i duhur.

“PDIU nuk ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje, ka thënë se nuk i imagjinon dot zgjedhjet pa opozitën. Është një thirrje për të gjithë palët për të diskutuar dhe për të gjetur të mesmen e artë dhe mundësitë për ta hequr këtë lloj ngërçi. Sigurisht kuptojmë nevojën për një proces normal. Kemi tre javë që kemi dorëzuar Paktin Kombëtar. Palët duhet të ulen, nuk mund të ekzistojë dialogu kokën mënjanë dhe tjetrit mënjanë. Palët të ulen dhe të gjejnë më të mirën për vendin dhe forcat e tyre politike”, tha Doda.

3 komente në “Takimi me Metën, Doda e PDIU: Të ulemi sërish e të gjejmë të mesmen e artë. Boll me kokën mënjanë”

  1. kastkris says:

    kur ishit me pd pse nuk i bete ato qe duheshin.Parti e piset.tani qe ju shtruan ne sofer kerkoni qumesht dallendysheje juve qe lepinit keckat e saliut dhe nul folet dot asnjehere per ceshtjen tuaj.

  2. PE says:

    Po na ben Ilir Meten mi Dode, stu mush menja apo t’pelqejne berxollat.

  3. Fred says:

    A kur Kane mbetur shqiptaret me u gjykuar nga nje kurve si kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje