Vetëm Enver Hoxha dhe Sali Berisha e kanë shkelur aleancën shqiptaro-amerikane, por ka zero shanse për destabilitet

26 Prill 2017, 12:27Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Ex nihilo nihil fit

Nga asgjëja asgjë

Sali Berisha, duke dashur të shkatërrojë Shqipërinë, shkallmoi vetveten. Frika e ndëshkimit për korrupsion, e hodhi në një skemë destabilizuese kundër Shqipërisë , por gaboi se identifikimin si i korruptuar për të e ka hetuar ekspertiza amerikane, dhe politika amerikane nuk e mori fare në mbrojtje.

Këta mediokër i hynë detit më këmbë. Destabilizimi i Shqipërisë është në thelb antiamerikanizëm në një zonë të influencës parësore amerikane. Kurse të korruptuarit e kujtuan diçka të lehtë. Shqipëria sot, pasi perëndimorët e panë vetë hiçforcën e Sali Berishës, e kaloi përfundimisht lumin e vuajtjes së saj orientale, sepse forcat regresive të Lindjes nuk do të jenë më në Parlamentin shqiptar.

Krimi oriental shqiptar, me një ekzistencë njëqind vjeçare në krye të shtetit, u vetëpërjashtuan nga frika e forcës perëndimore: ky krim sot është “në kërkim”.

Ky duhet te jete përcaktimi i takimit të djeshëm për kompromisin: krimi shqiptar oriental, nga forca e politikës perëndimore, u vetëpërjashtua nga drejtimi i shtetit shqiptar. Por, ama, pas njëqind vjetësh që i ka ka kallur tmerr shqiptarëve. Është një sukses historik që korrupsioni i fëlligësht shqiptar nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Dhe kryeministri shqiptar nuk duhet të bëjë asnjë lëshim në këtë pikë.

Keni për ta parë: shqiptarët për herë të parë do t’iu gëzohen zgjedhjeve si për një çlirim kombëtar.

Cili kompromis? Vërtet kishit menduar se me frikën e Berishës kundrejt shpronësimit të tij dhe të taborit të vet do të arrihej një kompromis dhe në Tiranë ?

Asgjë?

Kjo është një kohë përjashtuese, dhe është brenda natyrës së krimit dhe të kërkuarit ligjor ndaj krimbërësit.

Abuzuesit shqiptarë mendojnë të destabilozojnë Shqipërinë, që të shpëtojnë gjënë e vjedhur dhe të pengojnë njëherësh progresin shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po cila është mundësia e destabilizimi të Shqipërisë? Kjo mundësi tani është zero, sepse të korruptuarit nuk po i kërkon t’i kapë qeveria shqiptare, por politika amerikane dhe gjermane.

Dy gjermanët dje, pasi lanë letrën, vepruan me kërcënim: “kjo është!” – thanë ata – “nëse nuk doni që të veprojmë me forcë kundër jush!

Antikorrupsioni shqiptar është interes perëndimor; kurse korrupsioni shqiptar ësht interesi rus në Ballkan. Ky është në fakt sekreti i triumfit të antikorrupsionit shqiptar.

Të gjithë të korruptuarit, u gjendën tani si të vetëpërjashtuar.

Krimi i identifikuar që i fshihet ndjekjes ka një specifikë të veçantë: ai vetëpërjashtohet nga shoqëria. Kështu i ndodhi tani edhe Saliut dhe të gjithë aradhës së tij të korruptuar…

Po kryeministri shqiptar?

Ky duhet t’i qëndrojë strikt marrëveshjes dhe aleancës shqiptaro- amerikane. Dhe duhet të ketë parasysh se dy kryeminlstra para tij: Enver Hoxha dhe Sali Berisha e kanë shkelur aleancën shqiptaro-amerikane pasi e kishin firmosur atë, për ta lënë Shqipërinë në mizerabilitetin oriental.

Bashkëpunimi i kryeministrit aktual shqiptar me Uashingtonin dhe Berlini kundër korrupsionit shqiptar dhe për ristrukturimin institucional të drejtësisë shqiptare, përbën thelbin e suksesit të shpejtë shqiptar.

Koha nuk pret më, lëvizja për progres demokratik është thirrja e kësaj kohe historike në Shqipëri.

15 komente në “Vetëm Enver Hoxha dhe Sali Berisha e kanë shkelur aleancën shqiptaro-amerikane, por ka zero shanse për destabilitet”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    O popull, mos pranoni qe te beheni havana te Berishes, vetem Rama eshte per te miren e popullit ???

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mos e kane kuptuar se po nuk more pjese ne zgjedhje,te falin si gjyqtaret qe braktisin detyren,per arsye te mosjustifikimit te pasurise ?!

  3. Xen deledashi says:

    Si gjithmonë i saktë avokat. Rrespekte

  4. Kujtimi says:

    I math je TAKU

  5. Lugati says:

    po ti mer rrake take ..kandidati kujt ishe per kryetar bashkie mtirone kundra lugatit sot kryeminister..na shpjego pak …ae e ke ngju kongen e gani begut…o rrake take..hu mhu e gardh mhardh e ka konga o take tuke..edhe puna jote

  6. Dritan says:

    Cuditem,avokat,pse ty dhe Meros ju eshte mbushur mendja,qe Saliu nuk do hyje ne zgjedhje?! Vertet mendon se do dorzoje kaq lehte “celsat” e opozites?!

  7. kozmo says:

    Doja te dija nga Avokati , mos ndoshta Berisha & Co , largohen , per te shpetuar nga wetingu ?? Largimi i tyre na ben nje nder shume te madh ,por nuk duhet te dalin pa lagur . DUHET TE DENOHEN DHE TE DOREZOJNE PASURINE QE E RROPEN KETE SHTET .

  8. BOLLTAKANIBALI ! says:

    O TAKU..
    te garantoj se jam me pro amerikan se ty dhe me antienverist…por me P te madhe le te themi te verteten e madhe por shume te hidhur..
    .ESHTE AMERIKA DHE ANGLIA QE E SHITEN SHQIPERINE DHE ENVERIN…. TE TITO-STALINI DHE KETE E ARGUMENTOJ SHKENCERISHT NE CDO BALLAFAQIM EDHE ME HISTORIANE PROFESIONISTE
    .
    Kjo nuk eshte e vertete SE ENVERI U PRISH ME AMERIKANET QE E TREGON DHE intervista e gazetarit Morris W. Rosenberg marre Enver Hoxhes pikerisht ne 30 nendor 1944 dhe botuar dy dite me pas ne NYT
    .
    Per ta verifikuar sakte ndiqni emisionin video http://www.youtube.com/watch?v=AFsJFBnEPeE me titull Enver Hoxha, buka e thyer me amerikanët/Pjesa I& II
    ku gjoja ben fjale per hezitimin e shqiptarëve për tu lidhur me Perëndimin qe ne fakt ishin Amerika dhe Anglia qe e shiten shqiperne te Stalini ose me sakte te Tito..
    Ne kete interviste dhe ne pjeset e dokumentarit vihet re se drejtimi nr 1 i enver hoxhes ishte Amerika…por kete te fundit e mbyste akoma Anglia qe ishte pambarimisht armiqsore me shqiperine.
    Nje njeri normal nqs se do analizoje thirrjet e Harri Fullzit nga Bari Italise…thirrjet e Tomas Stefanit nga Tirana dhe me vone te J.E.Jakobsit drejtuar DASH-it (te shurdhuar) qe njiheni Shqiperine zyrtarisht se do kaloje ne prehrin e Stalint nuk u ndegjuan dhe Historia tregoi se amerikanet dhe anglezet na shiten si placke tregu..dhe ajo qe eshte kriminale sot akoma ka neo-fashiste si Romeo Kurvakuqi..qe thone se enveri shkoi te Tito….qe nuk eshte e vertete…enverin e cuan atje vete anglo-amerikanet..
    Ndiqeni videon me siper te shikoni se shteti i fundit qe e njohu shqiperine ishte amerika….biles as ne San Francisko amerika nuk e ftoi shqiperine..te pakten si ndegjuese….
    E duam ameriken por jo me shume se te verteten..Biles kur thuhen te vertetat e hidhura hapur jane sherim dhe per ameriken
    O TAKU
    te garantoj perseri se eshte saliu qe po perdor donald lune si brisk rroje per “dekriminalizmin”
    ose duhet ti japim dekorate saliut qe po mposht ameriken
    ose duhet te mendojme se ai eshte nje ‘skuth’ i tyre
    .
    lere enverin ne varr o kanibal mos u bej trim me nje te vdekur …kur “berish-antiamerikani” ka shkelur me kembe mbi 5 ambasdore amerikane dhe fshin bythen sot me tak ngjelat..

  9. A.C. says:

    hahahaha.. jam i sigurtë që ke asgjë me të gjitha shkrimet që bën, vetëm të nxjerrësh patjetër Enverin në ndonjë vënd, edhe sikur shkrim për lojën rraqe rraqe kikiko..

  10. pokeristi says:

    Spartak
    Mos u ndal aspak!
    Te flasesh hapur ne nje shtet pa shtet,duhet kurajo civile,duhet force intlektuale e professionale,duhet atdhedashuri e patriotizem.
    Ty s’te mungojne.

  11. Simon Vrusho says:

    FUNDI I FUNDIT TË TRANZICIONIT…

    Nga një këndvështrim afatthellë, ka nisur fundi i fundit të tranzicionit: të kapur mat në vjedhje të mëdha, por në fshehje të vogla, në vjedhje të thella, por fshehje të përcipta, këta përdhosën tempullin, duke e trajtuar atë, me djallëzi, si shpellë të djallit. Tani ndaj tyre nuk do të ketë më lutje, por thupra, kamzhikë, gjyq dhe gjykime, dhe flakje, vendime… Fundi i fundit ka nisur… Një rrokullimë e bitisur…

  12. Syrja Qarri says:

    Shqiperia ka nje koqe si Taku qe i bie fyellit ne nje vrime si dhe nje kryekoqe si Merua qe na e servir si xhevahir te analisteve.

  13. saja says:

    Bravo Taku. Cfare ke thene, ka dale deri tani.

  14. Zylyftar Eduart Halim Basha says:

    NGJALA I SHEMTIMEVE HISTORIKE,

    kerkon me dy fjale te hedhe ne shkrumbin e kaminit te tij, te verteten e pa diskutueshme te antishqiptarizmit anglo-amerikan te fund-luftes Na-çl e deri ne vitin e mbrapshte 1990 !
    Edhe pse me siguri (te pakten keshtu e do arsyeja meqenese bente pjese ne te ashtuquajturit bllokmene) duhet ti kete shfletuar te 70-te veprat e Enver Hoxhes dhe shume botime te tjera te dokumentave historike dhe te gazetave te kohes, perfshire me se fundmi edhe vete dokumentet sekrete te dy superpotencave, perseri del te shese lekuren e tij te zgjebur ne votuesit shqiptare me kodoshlleqe te tilla.

    Nuk eshte vendi ketu ti rifreskohet memoria ketij dallkauku te pa shoq, por me qe teknologjia e viteve qe jetojme ka bere te mundur te skanerizohen te gjitha botimet (pothuajse) e Enver Hoxhes, le ti hedhe nje sy ne faqen online te tij, per tu vetebindur ne gehjeshtren me te ndyre qe vazhdon te hedhe per konsum publik, per smiren dhe nje lloj “hakmarrje pas vdekjes” per denimet qe drejtesisht ka marre aso kohe qe nuk kthehet me.

    Lexo pak o bushter e zgjebur, kur pellet, referohu me mire fakteve te dokumentuara historike, sesa fantzazise tende te semure. Asgje e askush nuk mund te barazoje nje fare Sali Mutqenef Shiqere Berishen me kolosin e marksizem-leninizmit Enver Hoxha.

    Me sa duket edhe i vdekur, si shume te tjereve ju kall akoma tmerr !

  15. Kellira says:

    Ia fut pordhes o Spartak!
    Nuk ishte Enveri ne Jalte qe ta pyesnin se ne c’krah do te ishte.
    Enverit i thane do te rrish majtas dhe ai e beri me perpikmeri.
    Diktatori perfekt i lindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje