VIDEO/ Tirana vijon “lutjen” ndaj tifozave për tu rikthyer në stadium

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Tirana vijon t’i bëjë thirrje tifozerisë së saj që të vijë në stadium për të mbështetur skuadrën në përballjen  derbi kundër Partizanit që do të luhet këtë të premte në “Selman Stermasi” në orën 19:00.

Përmes një video promocionale që i kushtohet derbit të kryeqytetit, klubi bardheblu ka përcjellë dhe mesazhet për rëndësinë që ka ky duel duke kërkuar mbështetjen e tifozerisë së tyre.

Megjithatë, tifozat bardheblu konfirmuar ditën e djeshme se do të vijojnë bojkotin ndaj skuadrës së tyre, dhe se nuk do të jenë prezent në derbi për të mbështetur skuadrë.

Tifozat e Tiranës kanë bojkotuar skuadrën që pas marrveshjes që klubi i Partizanit t’i zhvillonte ndeshjet në “Selman Stermasi”, duke sjellë një përplasje të ashpër mes tyre dhe klubit bardheblu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *