Zbulohet oferta e Milanit për Donnarumma

Milan ka përgatitur një ofertë për portierin e talentuar, Gianluigi Donnarumma.

Gazeta italiane La Repubblica ka zbuluar ofertën e Milanit për portierin italian, Gianluigi Donnarumma.

La Repubblica shkruan se Rossonerët i kanë ofruar portierit të Italisë shiritin e kapitenit, dhe një page prej 3.5 milionë neto në sezon.

Përveç kësaj, nga kjo marrëveshje mund të përfitojë edhe menaxheri i portieri, Mino Raiola. Ky i fundit pritet të marrë për sipër 15 për qind të drejtave në rast të shitjes së Donnarummas në të ardhmen.

Ndryshe, për transferimin e Donnarummas kanë shfaqur interesim ekipet si Real Madrid, Manchester United e Juvetnus.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *