Basha: Qeveria të bëjë presion te Serbia që të heqë dorë nga urdhërarrestet (sikur dhe vetë Basha e Argita, të tërheqin dosjen që dërguan në Serbi)

Kreu i PD-­së, Lulzim Basha ka reaguar sot për lirimin e Ramush Haradinajt. Në një deklaratë për mediat ai bën të ditur se “Ndava me kënaqësi lajmin se drejtësia franceze mori më në fund vendimin e duhur për Ramush Haradinajn, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në atdhe.

Vendimi i sotëm është drejtësia e plotë, pas shumë javësh qëndrimi në Francë. Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik”.

Sipas Bashës “me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anullojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës.

Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga praktika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më”.

Por do te ishte mire qe dhe vete Basha, bashke me Argita Berishen, te terheqin dosjen e informacioneve qe kane derguar ne Beograd ku akuzojne ish-komandantet e UÇK se kane kryer krime lufte ndaj serbeve ne Kosove.

Pikerisht mbi bazen e ketyre informacioneve te Bashes dhe Argites jane leshuar urdherarreset e Serbise per Haradinajn dhe ish-komandantet e tjere te luftes.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Basha: Qeveria të bëjë presion te Serbia që të heqë dorë nga urdhërarrestet (sikur dhe vetë Basha e Argita, të tërheqin dosjen që dërguan në Serbi)”

  1. kashi says:

    eshte i pabes lulushi

    1. ABC says:

      Thjesht i pa bese!? Po ky beri gati dosjen kunder luftetareve te UCK-se. Ky dhe Doris…..aleatja e Berishes. Me bekimin e Berishes, kjo diet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *