Blendi Fevziu: Përse po zgjidhet president Ilir Meta dhe si po e nxjerr Rama jashtë loje

27 Prill 2017, 20:21Politika TEMA

Blendi Fevziu shkruan se Ilir Meta nesër do të zgjidhet president.

Sipas tij, më i fituari nga kjo është kryeministri Edi Rama, që sipas Fevziut, të paktën për pesë vite e ka nxjerrë jashtë loje Ilir Metën.

Ja çfarë shkruan Fevziu në faqen e tij:

Ilir Meta pritet të zgjidhet nesër Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai bëhet kështu, presidenti i shtatë i Shqipërisë Pluraliste dhe padyshim më i dobëti në listën e parardhësve të tij. Më i dobëti jo për hir të staturës politike, (pas Berishës që drejtoi presidencën në vitet 1992 – 1997, ai është padyshim personaliteti më imponues) por si pasojë e kompetencave që janë sot më të paktat dhe më të reduktuarat që nga viti 1991. Roli i Presidentit u reduktua në mënyrë drastike në Kushtetuën e vitit 1998, ai u reduktua akoma në ndryshimet kushtetuese të 2008 dhe së fundmi u zhvesh edhe nga pak kompetenca të mbetura në vitin 2016, në ndryshimet që ju bënë pas reformës në drejtësi.

Po përse Meta po lakmon postin e Presidentit? Përse ai po lë një parti që po vinte e bëhej më dominuese në skenën politike shqiptare, gati gati faktor përcaktues dhe po shkon në një zyrë që më shumë i ngjan ceremonialit se sa vendimmarrjes politike? Përgjigja nuk është e thjeshtë, por ajo padyshim ka disa pista.

E para, Ilir Meta e kishte aspiruar postin e Kreut të shtetit që në vitin 2012. Në marrëveshjen e 2013, siç dëshmon në një gazetarët që ka qenë më pranë Ramës dhe Metës, Baton Haxhiu, ndarja e pushtetit ka qenë e tillë: Rama Kryeministër dhe Meta President. Pra, Meta nuk po bën asgjë më shumë, por po shkon në pretendimin e vjetër të tij. Ai e di mirë që ndryshe nga presidentët e tjerë (Përjashto Berishën dhe deridiku Topin), nuk po shkon atje për të mbyllur karrierën politike, por për ta hapur atë edhe një herë. Ai po kërkon një periudhë tranzitore për të krijuar imazhin e njeriut që bashkon palët, duke synuar të mbajë në këmbë edhe LSI. Një President me parti, është gjithnjë shumë më i fortë se sa një President që është propozuar nga partia dhe i humb lidhjet me të. Pra, Presidenca është vetëm një fazë tjetër tranzitore në karrierën e Metës. Së paku kështu duket.

E dyta është koha! Opinion.al që njoftoi sot e para kandidimin e Metës ka qenë e informuar se Meta e pretendonte postin e Presidentit pas zgjedhjeve. Ndërkohë që Rama ishte i prirur ta niste në Presidencë përpara zgjedhjeve. Por situata ka lëvizur me shpejtësi pas refuzimit të opozitës. LSI e humbi datën ligjore të regjistrimit me PS në një koalicion dhe do të detyrohet të dalë në zgjedhje e vetme. Në mungesë të PD, rezultati i përftuar do jetë padyshim i deformuar dhe jo real. Humbëset më të mëdha do të jenë LSI dhe PDIU votat e të cilave nuk do jenë të nevojshme për PS që do ketë vetë votat e domosdoshme për të ngritur dhe mbajtur qeverinë. Në këto rrethana koalicioni pas zgjedhor do jetë formal, por jo funksional. Kësaj gjëje i është trembur Meta. Ai ka llogaritur që pas zgjedhjeve posti i premtuar mund t’i refuzohej apo t’i shmangej, ose mund të përftohej një situatë e re politike e paparashikuar, dhe ka vendosur të garojë tani.

Kjo mazhorancë i ka votot. Meta do të jetë nesër President dhe Rama ka arritur fiks atë që ka dashur. Nxjerrjen qoftë edhe përkohësisht, për 5 vite nga skena politike aktive e njeriut që e kërcënonte më shumë në postin e Kryeministrit. Pas daljes së Metës nga skena, ai ka tashmë vetëm një rival, Bashën.

E treta, nuk dihet se çfarë do prodhojë për politikën vendimi i Metës. Nuk dihet se çfarë do sjellë për LSI dalja nga fushata e Metës, por vështirë që partia e tij, pa të, të arrijë objektivat që kishte vendosur.

Gjithsesi Meta duhet të jetë i qetë sot, por akoma më i qetë duhet të jetë Rama që ja arriti ta shmangë së paku për ca kohë aleatin dhe rivalin e tij brenda mazhorancës!

Blendi Fevziu

31 komente në “Blendi Fevziu: Përse po zgjidhet president Ilir Meta dhe si po e nxjerr Rama jashtë loje”

  1. besim qetesi dhe LSI Kancer says:

    A ka perendi qe ti shikoje ne hell keta Fevzot Sunite.

  2. Toni says:

    Me ne fund nje analize serioze dhe e sakte nga qerosi.

    1. mergim tari says:

      Pse eshte serioze kur Fevzo thote se “tani Rama ka rival vetem Bashen…..”
      Pse llogaritet valle gjekundi Basha………

  3. Mary Tereza says:

    Ku jane, ku do vene, cfare do thone shqiptaret naive?
    ata qe e shanin e mallkonin Meten nga e Majta?!
    Po ata mjerane qe e prisnin Liken te e Djathta?

    Si mund e rrish ne nje Shqiperi me kryeminister Ramen dhe president Meten?!
    Turp, turp, turp…

    dhe nese kete e mbeshtesin Perendimoret, cfaare pastaj: serish turp!

    C;domethene Vetting pa kapur ne rrjeen e drejtesise Ilir Meten?

    1. Turp says:

      Jam shume dakord me ty Mary Teresa.
      Mjer ky popull.
      Si nuk n ha nje mortje, Meten president! Jemi katandiaur keq.

    2. Semanjaku says:

      Pa tjeter,,,ne Shqiperi munde te rrish vetem me Berish,,,Bashen,,,,seeee ata te vrasin ,,,dhe ata te detyrojne qe tu thuash BABA.

  4. Maloku says:

    Blendi hiqesh bythe e zgjuar por je kokrra e idiotit si analist sepse asgje nuk ka dalur si ti ke bere analize e prap me kembeguljen e nje idoiti te lindur shkruan se Rama paska rival per KM kerricin basha.

  5. Diana says:

    O Kompetenti tulla, president do jete Petrit Vasili….

  6. I Vetmi Atedhedashes says:

    Futja karit kot o fejzo…meta donte doemos presidencen…i vetmi vend qe “pothuajse” e mbron nga vetingu…kush po e can koken per partine(lsi-ne) ..ketu behet fjale per Kokennn.
    Hajdeee tani te fala Sales…nga kokrriku dikush me pushime e dikush neper hetusira.

  7. kozmo says:

    Te gjitha keto qendrojne , por Fejzo ka harruar te shtoje dhe nje arsye tjeter, qe eshte akoma me madhore per Meten . Gjithesesi nuk po e them , besoj qe te gjithe tashme e dine , perse i duhet ai pozicion Metes .

  8. Roza Trendafili says:

    Pergjigja e pyetjes qe ngre shkrimi eshte tjeter:
    Mekatet e pushtetarit mbulohen e mbrohen vetem me pushtet. Sa me te medha mekatet, aq me i madh duhet kolltuku per te mbuluar zullumet e per te mbrojtur zullumqarin.

    1. Turp says:

      Jam shume dakord me ty Roza Trendafili. Mjer ky popull.
      Si nuk na ha nje mortje, Meten president! Jemi katandiaur keq.

  9. dhiz iz a mirikell of fridom, ui uin dhe reis says:

    Deri diku ke te drejte, une do shtoja qe me pranimin e postit te Presidentit Meta i dha nje mesazh te qarte Bashes duke i thene qe Rama do jete kryeminister, une president dhe LSI moralisht tashme nuk mund te beje me koalicion me PD.
    Keshtu qe ben mire te futesh ne zgjedhje te zesh e te ngrohesh disa karrige.

    1. Qypi me flori says:

      Kjo eshte vertet mrekulia. Monique first lady!
      Hahaha sa kam qesh!!!
      Per gjithe 2017.
      Oh harrova …
      Per gjithe mijevjecarin.
      Rrofte LEshelija!

  10. Xha Selimi says:

    La ” Fiesta del chivo ” goes on …

  11. Ilir Kombi says:

    Rival Basha??!
    Jo po Noc Rroku i qadres…
    Fevzo je thjesht nje tullac nekrofil ..perdesira merresh me biografine e Enverit, mumjes Sali dhe tani te vdekurit Lulush!

  12. Luani says:

    KOALICIONI PS-LSI,I DUHET DHE PËR 4 VJET VENDIT !
    DO SHIFNI QË DO JETË 4-VJEÇAR SURPRIZË!
    KUJTONI RAMA-METËN,QË PRISHËN KJOSKAT E LANËS DHE TË PARKUT RINIA!
    JAM ,ZOPTIMIST!!????????????

  13. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. says:

    Ky koke tjegulla (tulla) Blendi na thote me llogjiken e nje te semuri mendor, qe tani Rama do te kete kundershtar ate qe nuk eshte kundershtar: Lulush Shalengjiturin, hajde Belnd koqe kandari hajde.
    A thua pas zgjedhjeve te 18 Qershorit shtetasi hollandez Lulezimja vajza e biresuar e Berishes te jete nme Shqiperi, mos e beso po deshe.

  14. edi says:

    I vetmi gazetar per te qene .

  15. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Bk. Blendi koqja. Kemi degjiar me kohe qe pd do shkrihet dhe lsi do dal forca e dyte

  16. Thanasi qe ta plasi says:

    Po pse nuk e thoni troc more se kete e di dhe bufi. Meta po behet president qe te shpetoje nga burgu

  17. patriot says:

    Eshte e vetmja rruge per momentin qe ti shpetoje vetingut, ashtu si dhe Thaci ne Kosovo. Pra me kete zgjedhje vuloset perfundimisht shprehja qe:”Shqipetaret nuk dine te bejne shtet.

  18. Luyli says:

    Qekur preve leshte dhe xathe koken ,nga veshet po te del zgjuaresia … Kujton se fryn b…n me te tjeret por se kupton qe te ka dale boja dhe je bere fare I shpelare o fevzo ziu……

  19. saliu says:

    Cfare rivali eshte Basha per Ramen, o keke pace!

  20. orient says:

    …te shkojme ne votime 100%!

  21. alba says:

    PLEHRA,SI TI, E MBAJTËN KAQË GJATÊ BERISHËN NË PUSHTET!!
    UROJ ,ME GJITH SHPIRT,QË TI DHE SHK…TA SI TY,
    TA PAGUAJNË KËTË!!??????PLEHRA,HAJDUT,JENI BËRË MILIONER ,ME DËNGLA !!
    E VUAJTÇI JU ,DHE FËMIJËT TUAJ!!

  22. Leone-53 says:

    Hajduti Meta ndoshta do ta kete “fushe me lule” aty ne Shqiperi por FERRA e DRIZA jashte saj nga ne emmigrantet.
    Per kete ai duhet te mendoj 100 here kur te shkeli ketej ne do te pergatitemi mire per ta pritur HAJDUTIN me pashaport “dipllomatike” shqiptare dhe shkaktarin NR.1 te 21 janarit!..
    Te pakten ketu ne Milano do te dime “se si te presim” per hire te gjakut te atyre 4 te renve!…

  23. qiri says:

    Po kjo eshte fare e qarte: Muti, mos me falni se doja te them Meta, kerkon te behet president qe t’i shpetoje vetingut, denimit, burgosjes.

  24. Kosovari says:

    Pershendetje shqipetari : Edhe pse jam adhurues i te lartit .Bacit Sal Berishes
    Un nga diaspora propozoj qe i larti Ilir Meta(si gjak shqipetar)- te zgjedhet
    President 120 votash. Ket e them Nga zemer e plasur (kunder serbis)- Ajo le te plas
    Kur shqipetaret te jemi bashk.pra mos kqyrni teke e parti po Neser.

    Meta kryetar i ri. Urime shqiperi urime diaspor se shqipetaret per gjak shqipetar kurr nuk bahen hor.Pra Kesaj radhe ju shqipetar me flamuj drejt per tiran ta festojm per kryetar-
    Urime urime.
    Kosovari

  25. Kosovari says:

    Pershendetje shqipetari : Edhe pse jam adhurues i te lartit .Bacit Sal Berishes
    Un nga diaspora propozoj qe i larti Ilir Meta(si gjak shqipetar)- te zgje
    Më tej, duke iu referuar atyre që kritikojnë martesat me shtetasit e huaj, Kurti ka thënë: “Kombi duhet mësuar te lënda e historisë dhe jo te ajo e biologjisë”.

    – See more at: http://shekulli.com.al/m/post.php?id=44035/#sthash.gbEUkebQ.dpufdhet
    President 120 votash. Ket e them Nga zemer e plasur (kunder serbis)- Ajo le te plas
    Kur shqipetaret te jemi bashk.pra mos kqyrni teke e parti po Neser.

    Meta kryetar i ri. Urime shqiperi urime diaspor se shqipetaret per gjak shqipetar kurr nuk bahen hor.Pra Kesaj radhe ju shqipetar me flamuj drejt per tiran ta festojm per kryetar-
    Urime urime.
    Kosovari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje