Çifti i ardhshëm presidencial i Francës, “dashuria” që tronditi botën dhe tejkaloi pritshmëritë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dashuria e Emanuel Macron me mësuesen 24 vjet më të madhe në moshë  ishte bërë “thashethemi i ditës” në qytetin francez të Amiens, kur ish-ministri 39-vjeçar i Financave ishte 15 vjeç.

Edhe pse sondazhet tregojnë se Emmanuel Macron do fitojë lehtësisht ndaj rivales se ekstremit të djathtë Marin Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve, dhe së bashku me partneren e tij Brigitte Tronie së shpejti do të instalohen në Pallatin Elysee, diferenca e madhe e moshës mes çiftit është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e shtypit ndërkombëtar.

Kristian Monzou, një ish-mësues i anglishtes së Emmanuel, foli për gazetën britanike Daily Mail në lidhje me “skandalin” që  tronditi qytetin e Amiens, kur u zbulua  dashuria e studentit të mitur të një shkolle jezuite private dhe bjondes mahnitëse Brigitte Tronie, profesore e kursit të dramës, e martuar me një punonjës banke dhe nënë e tre fëmijëve.

Kristian e përshkruan Emanuelin si nxënës karizmatik, që në vend të lojërave, preferonte leximin, ndërsa Brigitte ishte një mësuese që gëzonte mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve për “mësimet dhe përgatitjen!

Macron ishte vetëm 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte dhe siç thonë ish-shokët e klasës, të gjithë e dinin se nxënësi dhe mësuesja ishin shumë afër, por mendonin se kjo ishte një marrëdhënie platonike.

Prindërit e Emmanuel u zemëruan kur mësuan për marrëdhënien e djalit të tyre adoleshent me mësuesen 24 vjet më të madhe në moshë, Brigitte Tronie.

Babai i tij, Jean Michel e dërgoi në shkollë në Paris për ta larguar nga Brigitte dhe për t’u përgatitur për pranimin në universitet.

“Qëndro larg djalin tim deri në moshën 18 vjeç”, mësohet t’i ketë thënë babai i Macron, mësueses së dramës.

Lideri i lëvizjes “En Marche”, Emanuel Macron, dëshiron të ketë sukses dhe të fitojë presidencën e Francës, për dy arsye.

Së pari, për t’i provuar babait të tij se ai nuk bëri gabim që vuri Brigitte në krahun e tij, sepse ajo është një grua që e mbështet dhe e frymëzon dhe nga ana tjetër, t’i tregojë të dashurës së tij se nuk e kishte gabim që trazoi jetën e saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-1-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-1-2.jpg","attachment_id":"674540"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-10.jpg","attachment_id":"674539"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-2-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-2-2.jpg","attachment_id":"674541"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-8.jpg","attachment_id":"672109"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-9.jpg","attachment_id":"672114"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-6.jpg","attachment_id":"672097"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-3.jpg","attachment_id":"672094"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-4.jpg","attachment_id":"672095"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/macron-1-1.jpg","attachment_id":"672092"}]

1 komente në “Çifti i ardhshëm presidencial i Francës, “dashuria” që tronditi botën dhe tejkaloi pritshmëritë”

  1. adi says:

    mero asnjehere si ke gjet gjerat, dhe ksaj rradhe ke deshtu. presidente e frances zgjidhet LePen 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *