John McCain: Perëndimi duhet të rikthejë sytë nga Ballkani, rrezikohet nga Rusia

27 Prill 2017, 19:05Rajoni TEMA

Senatori republikan John McCain ka bërë thirrje për rikonfirmimin e angazhimit amerikan dhe evropian në Ballkan.

“Shqetësimi im është se ndërsa vëmendja jonë është e zhvendosur tek Rusia, Ukraina, Lindja e Mesme dhe kina, nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur as ne as evropianët Ballkanit”, ka deklaruar McCain.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen në Maqedoni. “Nuk është në interesin e askujt që të shpërbëhet Maqedonia. Jam shumë i shqetësuar për Maqedoninë. Nuk parashikoj një luftë botërore dhe as konflikt, por po them se tensionet po rriten, gjendja po përkeqësohet dhe ka nevojë për udhëheqje amerikane dhe europiane”, ka thënë McCain.

Senatori nga Arizona ka shtuar se ky angazhim do të ishte kritik për t’i bërë ballë ndërhyrjes ruse në rajon. “Është shumë e qartë që rusët po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre negativ në rajon. Përpjekja për grusht shteti në Malin e Zi është një shembull i qartë”, shtoi McCain.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje