Kreu i Këshillit Shqiptar në Preshevë tërbon serbët: Edi Rama është presidenti im

Mediat serbe po mbajnë të hapur prej ditësh diskutimin mbi deklaratat nacionaliste të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.

Jonuz Musliu, kryebashkiaku i Bujanovcit në Luginën e Preshevës në Serbi, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në këtë zone, ka tërbuar mediat serbe.

B92 citon Musliun të jetë shprehur në një intervistë për Tv PRVA, se “nuk më intereson që jetoj zyrtarisht në Serbi”.

“Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Edi Rama është lideri i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ku ata jetojnë.

Sigurisht që Edi Rama është presidenti ynë”, tha Musliu, që nuk kishte dilema për atë se kush ishte presidenti i tij, Rama apo Vuçiç.

“Unë jetoj në Luginën e Preshevës”, shtoi ai, kur gazetari i kujtoi se territori ku jeton është Serbi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...