Kriza politike/  Pas Metës edhe Basha takohet me Presidentin

Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon një takim me Presidentin Bujar Nishani në ambjentet e Presidences.

Ky takim i Bashës me Presidentin vjen fill pasi kryedemokrati përfundoi mbledhjen me krerët e demokratëve në rrethe dhe një ditë pasi kreu i Kuvendit Meta ishte në zyrën e Nishanit.

Ky është takimi i parë që Basha zhvillon me Presidentin për zgjidhjen e ngërçit politik që pasi PD hyri në çadër.

Duket se situata politike nuk po gjen ende një zgjidhje edhe pas negociatave të shumta me ndërkombëtarët si  dhe pas lëshimeve që Kryeministri bëri jo më larg se dy ditë. Kriza politike nuk po gjen zgjidhje pasi PD  nuk heq dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *