Kur “Corriere Della Sera” shkruante për stërvitjen e fshehtë të paramilitarëve besnikë të Berishës në SHIK

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në 20 Prill të 1997, gazeta italiane “Corriere Della Sera” do të hidhte dritë mbi historinë e errët të SHIK-ut famëkeq, institucion në duart e pushtetit të Sali Berishës.

Corriere Della Sera, ngre pikëpyetjen nëse 4 milion dollarë të caktuar si buxhet për forcat e rendit pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme janë keqpërdorur për qëllimin e errët: riorganizimin e SHIK.

Në reportazhin e gazetarëve italianë që patën vizituar Shqipërinë, tregohet se si rreth 700 shikas po stërviteshin, uishqeheshin e paguheshin në Feken, pas malit të Dajtit,  në pritje të detyrave të përcaktuara si atentate, provokacione dhe terrorizëm.

Sipas kundërshtarëve të Berishës mendohet se kjo shumë parash është vënë në dispozicion të SHIK-ut, shërbimit sekret lindur prej Berishës dhë është rritur nën kujdesin e drejtuesve, të gjithë berishianë, nga Tropoja, krahina e Presidentit, apo nga Dibra, krahina e Bashkim Gazidedes, ish kokës së SHIK-ut famëkeq. Është thuaje e mundur që kjo shumë të jetë përdorur për qëllime të zeza, pse ndryshe s’ka si të paguhen dhe ushqehen rreth 700 shikas që sipas të dhënave të sigurta, po stërviten në Feken, pas malit të Dajtit, në pritje të detyrave të përcaktuara që sipas vendasve shqipërohen: atentate, provokacione dhe terrorizëm, frika ndaj të cilave në Shqipëri duket se nuk ka rreshtur”.-shkruante gazeta italiane.

Ja reportazhi i Corriere Della Sera, përshtatur asokohe nga gazetarja Rudina Xhunga:

700 shikas stërviten në Feken

A janë përdorur 4 milionë dollarë për të riorganizuar shërbimin sekret?

180 persona me fytyra të rreshkura nga dielli, që i ngjasojnë më tepër refugjatëve dhe të burgosurve, sesa policëve, kanë zgjedhur për vendpushim Kodrën e Saukut, Brenda Akademisë së Rendit, afro 1000 hapa larg komandos italiane dhe stafit të gjeneralit Luciano Forlani.

“Janë veriorë të gjithë. Këtu flenë dhe kalojnë kohën me lojëra letrash”-thotë Nikolla, një punonjës i hershëm pranë Akademisë. Këta njerëz-fantazma, me fytyra pa shprehje dhe aksent të rëndë, shkarkuar dy ditë më parë nga një kamion jeshil, të flasin duke qeshur fort: “Jemi nga Vlora, jemi nga Saranda, jemi nga Gjirokastra, njerëz të Jugut, por Berisha o.k, Berisha super”. Na afrohen në grupe të vogla prej 4 vetash, na rrethojnë, demostrojnë para nesh ushtrime karateje dhe boksi, derisa një burrë me kallashnikov, dicka më i vjetër se ata, i pa rruar prej ditësh, me flokë të gjatë dhe xhup të zi, gërthet: “Zhdukuni, gazetarët të zhduken”!

Nikolla e qetëson, ndërsa na bën neve shenjë të largohemi duke na spjeguar: “Këta janë kafshë! S’dinë të përdorin as gërshërët për të prerë flokët, jo më trurin për të menduar”.

Ky pra është Sauku, ku gjendet dhe rezidenca e Berishës, e mbrojtur nga shumë ushtarë-fëmijë.

Ndërsa Tirana, nga ku drejtohet gjithcka, është shumë afër. Në kryeqytet, e vërteta, falsiteti dhe frika, bashkë të trija, bëjnë luftën politike që mund të krijojnë luftën civile.

“Pak fare e ndan këtu paqen nga lufta”-shprehet Arben Malaj, Ministri i Financave, socialist, vlonjat. Ai ka ndër duar një ndër problemet famëkeqe të kësaj stine problemore shqiptare. Të hedhë dritë mbi përdorimin apo keqpërdorimin e 4 milion dollarëve caktuar si buxhet për forcat e rendit pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas kundërshtarëve të Berishës mendohet se kjo shumë parash është vënë në dispozicion të SHIK-ut, shërbimit sekret lindur prej Berishës dhë është rritur nën kujdesin e drejtuesve, të gjithë berishianë, nga Tropoja, krahina e Presidentit, apo nga Dibra, krahina e Bashkim Gazidedes, ish kokës së SHIK-ut famëkeq. Është thuaje e mundur që kjo shumë të jetë përdorur për qëllime të zeza, pse ndryshe s’ka si të paguhen dhe ushqehen rreth 700 shikas që sipas të dhënave të sigurta, po stërviten në Feken, pas malit të Dajtit, në pritje të detyrave të përcaktuara që sipas vendasve shqipërohen: atentate, provokacione dhe terrorizëm, frika ndaj të cilave në Shqipëri duket se nuk ka rreshtur. Ministri Malaj shprehet se i ka kërkuar qeverisë së tij, ti drejtohet Parlamentit “për të kontrolluar nëse fondi i lartpërmendur është përdorur në mënyrë të pastër”.

Ai duke spjeguar faktin e asaj pak cka ndan luftën nga paqja në Shqipëri, shton: “Nëse ju gazetarët italianë flisni për SHIK-un do të thotë se doni luftën. Mos bëni kaq zhurmë për fondet, sepse besoj që ndodh kësisoj edhe në Itali. Nëse duhet ngritur një forcë speciale për të përballuar situatat e jashtëzakonshme, jepet gjithmonë një fond nga qeveria. Pastaj pse vini tek unë? Flisni me kryetarin e SHIK-ut, me Ministrin e Brendshëm. Ata duhet të përgjigjen.”

Vecse SHIK-u nuk ka ende një kryetar, për sa kohë Gazidede nuk është zëvendësuar. Dhe Ministri i Brendshëm ka shumë të tjera për c’të mendojë, duke qënë se Agim Shehu, njeriu i besuar i Berishës, nën dyshimin se kishte organizuar atentatin kundër Finos në Shkodër, u silurua, gati unanimisht nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar.

Më pak fjalë, kjo është e gjitha. Ndërkaq Tirana mban frymën në pritje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/media-Corriere-della-Sera-logo-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/media-Corriere-della-Sera-logo.jpg","attachment_id":"674184"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/dok-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/dok.jpg","attachment_id":"674185"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/tirana-1997-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/tirana-1997-1.jpg","attachment_id":"674181"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *