Kushti ‘rezervë’ i Bashës që hodhi në erë negociatat, frika nga Vetting-u. 11 lëshimet e Ramës

Makthi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës nga pasojat e zbatimit të Vetingut po provokon përjashtimin e Partisë Demokratike nga skena politike dhe jeta institucionale e vendit.

Për bllokimin dhe zhbërjen e Vetingut dhe të institucioneve të reja hetimore të drejtësisë, krerët e opozitës duket se janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim, që nga bojkoti i zgjedhjeve, rreziku i humbjes së statusit të opozitës, shtyrja e PD drejt fundit të ciklit politik deri tek destabilimi i vendit etj.

Paniku nga Vetingu ka karakterizuar frymën e negociatave për zgjidhjen e krizës me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të së djathtës dhe të majtës evropiane. Një ditë pas përfundimit të misionit të negociatorëve të Brukselit, Shqiptarja.com ka mësuar të tjera detaje rreth prapaskenave që çuan në minimin e bisedimeve. Dhe në pah del sërish fika e madhe nga Vetingu.

Asi nën mëngë i Bashës

I zënë në befasi nga tërheqja radikale e kryeministrit Edi Rama, i cili ka pranuar pothuajse të gjitha kushtet e opozitës për të hyrë në zgjedhje, Lulzim Basha ka ndryshuar në minutat e fundit paktën e kushteve.

Gjatë negociatave, Basha befas ka rritur numrin e kërkesave, për të pamundësuar zgjidhjen e krizës, e cila do ta detyronte opozitën të votonte Vetingun. Asi nën mëngë i Lulzim Bashës ka qenë rikthimi i kushtit të votimit elektronik, duke hedhur kësisoj në erë përpjekjet e të dërguarave të PE për zgjidhjen e krizës.

Në të njëjtën kohë, në kushte kur kryeministri Edi Rama ka pranuar krijimin e një kabineti, ku ministrat kyç do të ishin teknikë, Basha ka modifikuar me shpejtësi edhe kërkesën për qeveri teknike, duke kërkuar kryeministër teknik.

Kur ndërmjetësuesit prisnin nga të dy palët të lëshonin pe nga pozicionet e tyre, befas me PD ka ndodhur e kundërta, e cila ka rritur pretendimet dhe modifikuar kushtet. Megjithatë, kushti i votimit elektronik mësohet se ka qenë vendimtar për dështimin e negociatave, pasi për të aplikuar një sistem të tillë, duhet të paktën një vit kohë. Për rrjedhojë, pranimi këtij kushti, parashikonte shtyrjen e zgjedhjeve deri në verën e vitit 2018.

Shqiptarja.com ka mësuar se deri në kohën kur Lulzim Basha është informuar për lëshimet e mazhorancës, votimi elektronike nuk ka qenë në paktën e kushteve të PD.

Vetting-u

Kryeministri Edi Rama ka bërë 11 lëshime, duke ezauruar pothuajse të gjitha kërkesat e Partisë Demokratike. Sipas burimeve, shefi i qeverisë ka vendosur vetëm një kusht: Votimin e institucioneve të Vetingut në Parlament.

Ky kusht ka nervozuar kryetarin e opozitës, i cili pas takimit e konsideroi kërkesën e kryeministrit të turpshme. “Dua po kështu të denoncoj dhe të dënoj aktin e turpshëm të kondicionimit të luftës kundër drogës dhe kriminalizimit me gjoja votën për Vetingun”, tha Basha pas negociatave. Demokratët kanë kërkuar përjashtimin e çështjes së Vetingut nga negociatat për zgjidhjen e krizës.

Dy lëshimet kryesore

Kryeministri Edi Rama, gjatë negociatave, është tërhequr nga pozicioni i tij, duke pranuar të gjitha propozimet e hedhur në tryezë. Dy lëshimet më të rëndësishme të kryeministrit kanë të bëjnë me qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

Rama ka pranuar ndryshimin e kabinetit qeveritar, për të vendosur disa ministra teknikë në pozicionet kyçe, me qëllim rritjen e besimit të opozitës tek qeveria. Gjatë bisedimeve është rënë dakord që ministrat e rinj të emërohen me aprovimin e Partisë Demokratike.

Po ashtu, kryeministri ka leshur pe edhe sa i takon datës së zgjedhjeve. Fillimisht Rama ka pranuar që zgjedhjet të shtyhen brenda kufirit të lejuar nga Kodi Zgjedhor, por ka qenë i hapur për t’i shtyrë edhe deri në mesin e muajit korrik.

Lëshimet e tjera

Mazhoranca i ka ofruar gjithashtu Partisë Demokratike garanci për zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Gjatë negociatave, shumica ka rënë dakord që emri i presidentit të ri të ketë aprovimin e opozitës.

Në kuadër të adresimit të shqetësimeve të PD për zgjedhjet, shumica i ka ofruar opozitës drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkaq, nëse Partia Demokratike do të humbiste zgjedhjet parlamentare, ajo do të drejtonte edhe dy institucionet të rëndësishme; Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Avokatin e Popullit. Të gjitha propozimet janë hedhur poshtë nga Lulzim Basha, për shkak të çështjes së Vetingut, e kamufluar me votimin elektronik dhe kryeministrin teknik.

Partisë Demokratike i është ofruar edhe një paketë me propozime për garantimin e zgjedhjeve të lira të ndershme. Përpos drejtimit të KQZ, PD i është afruar mundësia e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për ashpërsimin e dënimeve të krimeve zgjedhore, pra të shitblerjes së votës. Në kuadër të intensifikimit të luftës kundër drogës, mazhoranca ka pranuar ndryshimin e krerëve të policisë.

Po ashtu, ka qenë e hapur për të ndryshuar edhe drejtorë në sektorë të tjerë, të cilët nuk gëzojnë besimin e opozitës. Gjithashtu, shumica ka rënë dakord për kushtin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, edhe pse zbatimi i këtij ligji i takon KQZ dhe prokurorisë.

11 lëshimet e mazhorancës

Qeveri me ministra teknikë

Shtyrja e zgjedhjeve brenda një kufiri të lejuar

President konsensual

Drejtimi i Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshimi i krerëve të policisë

Ndryshimi i drejtorëve në sektorë të tjerë

Zbatimi i dekriminalizimit

Intensifikimin e luftës kundër drogës

Ndryshimi i Kodit Penal për rritjen e dënimit për krimet zgjedhore

Drejtimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (nëse PD humbet zgjedhjet)

Drejtimi i Avokatit të Popullit (nëse PD humbet zgjedhjet)

 

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Kushti ‘rezervë’ i Bashës që hodhi në erë negociatat, frika nga Vetting-u. 11 lëshimet e Ramës”

  1. Rrushi says:

    Po dihet more edhe sikur Rama ti jepte qeverine teknike Lulkaa do nxirte prape nje justifikim per te mos e votuar Vettingun. Nuk kuptoj se cbejne Demokratet e vertete dhesesi e lejojne te vazhdoje akoma keshtu.

  2. babo says:

    Sikur qfote-largu Sali Ram Berisha te ishte kryeminister nuk do bente as cerekun e leshimeve qe bene PS. I bete leshim kur pranuat komisionet ne number te barabarte per Vetingun dhe ja ku ua bllokoi. MOS i beni me leshime ketyre Mostrave dhe le te shfarrosen njehere e mire si Parti e zeze.

  3. toni says:

    Po ca do me shume o Lul. Nuk ja kerkon dot kryeministrit doreheqjen nje muaj para zgjedhjeve. Po te kishte qene qe vertete nuk kishe besim te ai per zgjedhje te lira dhe te ndershme, po te ve ne dizpozicion ministri dhe drejtori kyce. Ky do ishte nje pozicion shume here me I mire nga c’ishte perpara per opoziten. Po me te vertete arrij fatkeqesisht te konstatoj qe ju jeni gati te eleminoni PD si e si te shpetoni nga drejtesia. U desh kohe te konstatoja por nuk ka si te jete ndryshe. Vertete logjika kaloj pertej te limiteve.

  4. beni says:

    MJAFT ME! KRIMINELET BERISHA E BASHA NUK DUAM SHTET E DEMOKRACI. RAMA ME ELEGANCE E POLITKBERJE SHEMBULLORE JA CORRI PERFUNDIMISHT MASKEN EDHE NJE HERE PARA NDERKOMBETAREVE. TANI LE TE ECOM PERPARA DHE TE SHKOJME NE ZGJEDHJE DHE PeDe-jaLE TE SHKOJ NE KOSHIN E PLEHRAVE.

  5. Arber Joni says:

    Loja 27 vjecare vazhdon , keta plera bejne sikur zihen e shahen para kamerave , dhe naten thurin planet , si e si te zvarrisin rrugen e shqiperise dhe te shqiptarve , ne familjen europiane , loja nuk ka fund , dhe as ka per te pasur fund ndonjeher, na e shpifet ate vend , zoti eshte i madh !

  6. LANDI says:

    Per PD keto leshime jane bere kot per mendimin tim por keto leshime te Rames duhet ti vleresoje drejt dhe me seriozitet Ilir Meta qe mos te vazhdoje me te joshe PD pasi tani nuk ka me asnje arsye e justifikim te thote se pa opoziten nuk shkohet ne zgjedhje.Thjeshte PD nuk do me shku ne zgjedhje dhe pik atehere….

  7. Besim Qetesi Dashuri says:

    Kryeminister Facebuku, Je shume i dobet. Pa bosht kurrizor.
    Gjithmone je dorezuar frikes , presionit.
    Shqiperia ka nevoje per burre dhe jo pordhac Interneti.

  8. dash says:

    ATA E DUAN TE RRUAR….

  9. Nacionalist says:

    Me kete artikull tregoni fytyren e vertete te Rames dhe Ripjerdhjes:
    11 Leshimet e mazhorances:
    Intensifikimi i luftes kunder Droges:

  10. arturi says:

    Hahaha … 😂😂😂

  11. sopiqoti says:

    Po cfar duan me teper zoterinjt e pPD-s? Mender m……. qe te hajne ? (na falni per banalitetin ,por e meritojne )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *