INTERVISTA/ Donald Lu: Ende shpresë për zgjidhje, por zgjedhjet janë legjitime dhe të ligjshme edhe pa PD-në

27 Prill 2017, 18:18Politika TEMA

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu është i mendimit se ka ende vende për një zgjidhje të krizës politike, e cila prej më shumë se dy muajsh sheh opozitën në protestë për të kërkuar një qeveri teknike, duke refuzuar të rregjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Lu shpjegon se, të gjithë po punojnë që ajo të përfshihet në proces, por, siç vë në dukje ai, zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjishme dhe legjitime edhe pa pjesmarrjen e opozitës

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! Së pari, ju falenderoj për këtë mundësi. Shqipëria prej disa javësh po përjeton një krizë të gjatë politike. Para dy ditësh këtu në Tiranë ishin dy euro-deputetë, të cilët u përpoqën të ndërmjetësonin një zgjidhje mes palëve, por dështuan. Sipas jush, cilat janë pasojat e kësaj situate të krijuar tani?

Ambasador Donald Lu: Së pari Armand, faleminderit që më ftuat sërish në Zërin e Amerikës. Unë nuk do të flas për të gjitha pasojat, por dua të them se disa politikanë shqiptarë, duan që ne të mendojmë, se ne jemi pranë dhunës apo kaosit. Atyre unë do t’u përgjigjesha, siç thoni ju në gjuhën Shqipëri, ‘mos i shiko gunën por shikoji punën.’ Dhe qeveria e SHBA është shumë e lumtur që deri tani, qeveria dhe opozita kanë bërë hapa të qartë për të shmangur dhunën. Protestat kanë qenë paqësore. Nëse retorika ndonjëherë nuk ka qenë e tillë, të dyja palët kanë bërë thirrje për dialog, të dyja palët kanë thënë se nuk duan dhunë. Tani është në dorën e të gjithëve ne që të sigurohemi se këta politikanë do t’i mbajnë premtimet e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju nesër, së bashku me ambasadoren Vlahutin dhe me ambasadorin e OSBE-së Borchardt, keni lënë një takim me partitë e vogla parlamentare. A mendoni se ka ende hapësira për zgjidhje, sepse duket se ato janë ngushtuar gjithnjë e më tepër?

Ambasador Donald Lu: Padyshim që ka vend për zgjidhje. Është e vërtetë që dy ditë më parë, negociatat nuk prodhuan ende një zgjidhje përfundimtare. Por do thoja se negociatat shpesh nuk janë një diskutim një ditor. Negociatat shpesh janë një proces, ndonjëherë një proces i gjatë. Z. McAllister dhe Z. Fleckenstein punuan fort për të gjetur një zgjidhje. Të dyja palët ishin të gatshmë për t’u ulur dhe për të diskutuar çështjet. Kjo duhet të vazhdojë. Dhe unë kam besim të plotë se ka njerëz të zgjuar në Shqipëri që punojnë çdo ditë vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! A do të ishit i shqetësuar ju nga një skenar i zgjedhjeve pa opozitën?

Ambasador Donald Lu: Jemi të qartë në besimin tonë se zgjedhjet do të jenë më të mira nëse kanë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Po ashtu, është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Por, të jemi të qartë, të gjithë duhet të biem dakord se me pjesmarrjen e opozitës këto zgjedhje do ishin më të mira. Ne po punojmë çdo ditë për të arritur në këtë përfundim.

10 komente në “INTERVISTA/ Donald Lu: Ende shpresë për zgjidhje, por zgjedhjet janë legjitime dhe të ligjshme edhe pa PD-në”

  1. Tirana says:

    shume mire thote , demokraci do te thote edhe te respektosh vendimin e nje force per te mos hyre ne zgjedhje, kursesi nuk eshte demokraci te imponohet shumica qe te mos shkoje ne zgjedhje pse i ka qejfi njeres force te beje teka. pastaj opozita nuk eshte vec pd, ka forca te tjera te djathta shume me dinjitoze, tek te cilat mund ta gjejne veten shume votues te dhjathte. ne 18 qershor pd-se ti thuhet suksese ne jete

    1. Feniks says:

      Opozite nuk eshte PD-ja,por te gjitha partite qe nuk votohen nga populli per te qeverisur vendin.
      Dhe opozita ne demokraci nuk do te thote qe ajo te sillet si femije i keq qe do akullore me cdo kusht,aq me teper nje opozite si PD-ja qe kercenon per terror dhe dhune per ndalimin e zgjedhjeve te rregullta!
      Pushteti ne demokraci nderrohet me vote e jo me FORCE!
      Nuk e kuptoj pse nuk ia perplasin turinjve banditeve te PD-se keta perendimoret,por u vene pas duke ju lutur te pranojne VETINGUN apo te futen ne zgjedhje!
      PD-ja prandaj sillet keshtu sepse e di se ZGJEDHJET I KA TE HUMBURA,ndersa me VETINGUN Berisha dhe Basha e kane burgun te garantuar!
      T’u tregohet vendi ketyre krimineleve sa nuk eshte vone!
      Policia duhet te heqe ZGUPTHI cadren e krimit dhe te arrestoje organizatoret!
      Shteti duhet te tregoje DHEMBET banditeve qe duan te shkaterrojne shtetin!
      Edi Rama duihet te behet trim se deri tani eshte treguar FRIKACAK!
      Edhe Metes i duhet treguar vendi!

      1. Raimond vlonjati says:

        Lu-ja ketu , me keto fjale qe thote , tingellon sikur esht Ambasadori Sovjetik dhe Shqiperia sikur esht nje vend i Traktatit te Varshaves

        Si mund te behen zgjedhjet pa Opoziten ?
        Se dihet qe Opozite esht PD-ja , nuk jane ato bishtay

    2. eeeeej says:

      Opozita E VETME E VERTETE eshte Partia Komuniste!
      Te gjitha te tjerat jane banda per pushtet ?

  2. Andi says:

    Oh shit. Po tani?
    Na u prish plani o i madhi Sali ?

  3. ai says:

    opala………………

  4. j says:

    Gjeni një përkthyes të mirë t’ja përkthejë surrat-pastiqes.

  5. fitorja says:

    Shume mire qe flisni keshtu, ai paraardhesi juaj e quajti lulken yll ne ngjitje, perveshi menget dhe vodhi votat, dhe ka goje ai kur flet per zgjedhje te lira, po ai dhe plaku mere kane qene vjedhsit me te medhenj te votave, i pate me syte tuaj kush eshte pd, qe e prishi dhe e shkaterroi kete vend dhe duan t’ja faturojne Edi Rames qe vetem me borxhet qe i la plaku mere nuk llogaritet, po na radhet e pd ka njerez shume inteligjente dhe te zgjuar dhe duan te ecin perpara, po kush ti leje, fakiret qe jane mbledh ne cader, ca jane te genjyer kurse pjesa tjeter jane te majmur dhe kane vjedh dhe doemos do ti ndjekin nga pas, po na vjen keq per kete vend qe per 26 vjet me radhe u vodh dhe u shperdorua kaq shume sa paskemi qene shume te forte. Te pakten ju dhe ambasadoret e tjere e pate me syte tuaj se kush na ka udhehequr ne tere keto vite, ju bete shume se doni qe ky vend te eci, po ata i kane shume borxhe ketij populli po mbahen e mbahen ne pije te perit, po nje dite do te mbyten, per kete jemi te sigurte.

  6. Lexues says:

    Ashtu, te lumte!!!

  7. Populli duhet te gjykoje ose me cfare rekomandojne nderkombetaret ose mjerim dhe izolim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje