LSI propozon edhe Petrit Vasilin për president, përveç Metës

27 Prill 2017, 19:13Politika TEMA

LSI do të propozojë edhe një emër tjetër për president, përveç Ilir Metës.

Ai është ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së LSI-së.

Vasili është një emër alternativ, por kandidati kryesor është padyshim Ilir Meta, që me shumë mundësi do të zgjidhet nesër në krye të shtetit.

Në furinë e këtyre zhvillimeve të vrullshme, kryeministri Edi Rama ndërkohë ka zhvilluar një takim me aleatin e tij, Ilir Meta.

Takimi është zhvilluar në “Vilën 30” dhe Rama është shfaqur me një veshje sportive, pasi direkt sa ka ardhur nga Kavaja ku ishte në një takim me të rinjtë, është drejtuar për te takimi me Metën, ku kanë qenë drejtuesit më të lartë të dy partive, PS-së dhe LSI-së.

Takimi nuk ka zgjatur shumë, ndërkohë që Rama më pas i është drejtuar selisë së PS-së.

3 komente në “LSI propozon edhe Petrit Vasilin për president, përveç Metës”

  1. TRAPI says:

    KETIJ I TAKON,,,ESHTE NIPI I MANUSH MYFTIUT,,,,ETJ ETJ,,SALA DUHET VRARE PO KY NUK DUHET TE ZGJIDHET…EDI MERR FUND SHPEJT..

    1. poshte edscobari says:

      edi rames escobarit i duhet treguar forca e popullit ne 18 qershor. ……e poshteroi shqiptarin Edvin Bunker Facebook Rama…

      Poshte edvin rama, mafjoz i klases se korruptuar politike ne shqiperi

  2. l says:

    Dmth,propozon Meten dhe meten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje