VIDEO/ Një shqiptar zgjidhet për herë të parë kryetar Parlamenti në Maqedoni, shpërthen tensioni dhe protestat anti-shqiptare

27 Prill 2017, 19:22Rajoni TEMA
VIDEO/ Një shqiptar zgjidhet për herë të parë kryetar

Maqedonia ka më në fund një kryetar të ri të Parlamentit. Ai është Talat Xhaferi dhe është zgjedhur me votat e shumicës së re parlamentare, të përbërë nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe “Aleanca për shqiptarët”.

“Të nderuar deputetë, për herë të parë në të tilla kushte zgjidhet kryetari i Kuvendit. Ju premtoj se do të jem kryetar i Kuvendit e do të punoj në bazë të Kushtetutës. Unë nuk do të lejoj uzurpim të Kuvendit. Ju falënderoj për nderin dhe besimin që patët ndaj meje”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

I pari që i ka uruar detyrën e re ka qenë vet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ndërkohë, deputetët e VMRO-DPMNE-së bllokuan udhëheqësin e seancës konstituive, Trajko Veljanovski, i cili mbylli diskutimin në orën 18:00 dhe caktoi vazhdimin e seancës ditën e premte në orën 11:00.

Por shumica e re parlamentare nuk u largua nga salla e Kuvendit, duke i kërkuar Veljanovskit të vendosë në votim propozimin për kryetar të Kuvendit.

Edhe pse deputetët e VMRO-së rrethuan ish-kreun e Parlamentit, ata të LSDM-së bërtisnin në kor “Trajko, duhet të shkosh në shtëpi”.

Një pjesë e deputetëve i kërkuan deputetit më të vjetër të sallës, Branko Manjalovski që të ulej në vendin e Veljanovskit.

Në sallë ishte i pranishëm Zaev, por jo Gruevski dhe Ahmeti.

Menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, protestuesit e VMRO-DPMNE-së kanë hyrë në Kuvend, ndërsa protesta antishqiptare kanë shpërthyer edhe jashtë ndërtesës së Parlamentit.

4 komente në “VIDEO/ Një shqiptar zgjidhet për herë të parë kryetar Parlamenti në Maqedoni, shpërthen tensioni dhe protestat anti-shqiptare”

  1. saliu says:

    ah sali berisha te q….. cfare te kesh ne shtepi serbo maqedonas sllav i ndyre…. gjithcka e ben per te shkaterruar ceshtjen shqiptare. Kush jane ata idiote dhe injorante qe vazhdojne ti shkojne ende mbrapa anti shqiptarit me te madh, plehrat e shqiptarise armiqte me te medhenj tanet jane ne ate cader te mallkuar

    1. nik says:

      C’Berisha ktu o salo,per Maqedonine behet fjale

  2. Albann says:

    …Punon me trurin e sllaveve Berisha.Sa here shqipetaret kane nevoje per Tiranen zyrtare Berisha i fut nje kryengritje ne Shqiperi…Kesaj i thone atdhedashuri …Sa filluan shqipetaret maqedonas te ngrene koke tak cadra?

  3. Marko Bocari says:

    RROFTE MAKEDHONIA PELLAZGE e Lekes se Madh!
    Minoritetit bullgar qe jeton aty,do ti njihen te gjitha te drejtat sipas konventave nderkombetare!
    Kryetar i Kuvendit Telat Xhaferi
    Nen/kryetar i Kuvendit Branko Manjoloski (shqiptar orthodhoks nga Dibra e Madhe)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje