Opozita duhet të ishte Seksi

27 Prill 2017, 09:41Blog TEMA

Nga Blendi Salaj*

Nëse do të tregoheni të durueshëm për vetëm pak çaste, le ta përfytyrojmë mazhorancën si një partnere me të cilën jemi martuar katër vjet më parë. Ishte dasma e 23 Qershorit, ku u ftuan mbi një million dasmorë, për të kurorëzuar martesën tonë me mazhorancën Socialisto-LëSëIste që premtonte asokohe “Rilindje”, ndarjen e dy botëve, një Shqipëri tjetër.

Por gjërat shkuan ashtu siç shkojnë zakonisht në martesat ku të shtyn halli (që askohohe ishte ndarja me Saliun). Pas atyre javëve të para pasionante nëpër plazhe, erdhi vjeshta, dhe nusja e re pati përplasjen e parë me ne, dhëndurët, kur deshi të fuste armë kimike në shtëpi, pa na thënë ne asgjë, me kokën e saj dhe me besimin që ne ishim aq të marrosur në dashuri, sa pak sarinë do t’ia falnim nëse kishte vendosur ta mbante nën shtrat. Të gjithë e mbajmë mend sesi u zumë atëherë, sa dhe ajo u habit kur ngritëm zërin atë nëntor, aq shpejt pas muajit të mjaltit.

Ama, veç një rast ishte ai, kur qytetarët mund të ngriheshin aq fuqishëm ndaj pushtetit të mazhorancës, ne jemi popull pa traditë demokratike, ndaj pjesën tjetër të këtyre katër vjetëve mazhoranca shumcën e kohës ka bërë si ka dashur. Kundër asaj që premtoi, korrupsionin nuk e grushtoi dot, përkundrazi, sot ai fle në një shtrat bashkë me ne. Veç tij në dhomën e gjumit mazhoranca futi dhe të fortët e lagjes, ca narkomanë e trafikantë, si dhe gjithë dashnorët e mazhorancës së vjetër, me të cilët, u miqësua shpejt. Koncesione, PPP-ra dhe demokracia që na mbeti hibride, media e censuruar, shoqëria e varfër, vendi i braktisur nga rinia.

Ca punë i kam bërë thotë mazhoranca kur e qortojnë dhe nuk pranon të pranojë faje pasi është tepër fodulle, arrogante dhe siç u kuptua, jo fort e zgjuar. Por ne këto i mësuam të gjitha pas dasmës, siç ndodh zakonisht. Ndaj dhe si njeriu në një martesë të palumtur, po kërkojmë diçka tjetër, më të mirë.

Dhe vijmë tani tek opozita e sotme, “Ishi” ynë i vjetër me të cilën kishim kalaur tetë vjet para se të njihnim Rilindjen. Në një vend si ai që dëshirojmë, opozita duhej të na shfaqej si një alternativë tunduese tanimë. Krahasuar me mazhorancën do dukej si një vajzë plot hire, karshi një plake të ngjirur. Ajo duhet ta kishte përdorur kohën pas ndarjes sonë për t’u transforuar, për të na ofruar ato që mazhoranca nuk i ka, e nuk na i jep dot. Opozita duhet të ishte fine, aty ku mazhoranca është harbute, e vërtetë aty ku mazhoranca gënjen, e guximshme aty ku mazhoranca ka frikë. Opozita duhet të ishte pranë shtëpive tona kur mazhoranca humbi rrugën në udhëtimet jashtë shtetit.

Opozita, që të na tundonte për tu ndarë nga kjo martesë zhgënjyese, duhej të ishte më e mirë se mazhoranca, më inteligjente se ajo, më moderne, më e lirë, më e sinqertë. Por kjo, fatkeqsisht nuk ndodhi. Partia Demokratike nuk e përdori shansin e saj për të bërë atë që bëjnë partitë pasi humbasin zgjedhjet. PD nuk u hap për njerëz të rinj, por mbajti fort ata që e çuan drejt humbjes së thellë. Nuk gjeti guxim të pushtojë të ardhmen por u turr të mbrojë të kaluarën. Nuk formoi një aleancë me qytetarët, por shpresoi (dukshëm) për një të tillë me Metën. E sot, opozita duket njësoj si ditën kur u ndamë, vetëm se katër vjet më e plakur, më e thinjur nga hallet që i kanë rënë, që nuk janë tonat.

Opozita sot janë po ata burra me dhëmbë të këqinj dhe fjalor të cunguar, që dikur drejtonin ministritë dhe institucinet e shtetit të korruptuar të asaj kohe, e që sot lexojnë nga letra deklarata të frymëzuara me pak raki e ngasin makina të shtrenjta nëpër qytet. Opozita nuk zgjjodhi rininë por pleqërinë, nuk zgjodhi intelektin por kërcënimin, nuk zgjodhi hapjen ndaj publikut por mbylljen (në çadër), nuk pa asnjë moment për gabime të korrigjueshme tek vetja, por nguli këmbë të mbetet po ajo, e pandryshueshme, kokëfortë, aspak  fleksibël. Opozita nuk pranon të dëgjojë psh. se 93% e shqiptarëve duan Reformën ne Drejtësi, por i ka zënë rrugën kësaj reforme, sipas saj aksidentalisht, duke e kthyer Ramën në reformator përmes dritëshkurtësisë së saj.

Ka shumë shqiptarë që janë të lodhur, madje edhe të neveritur nga mënyra sesi qeverisin socialistët dhe LSI-stët e korruptuar të Ramës dhe Metës. Ka shumë që e votuan atëherë nga e keqja e nuk do donin t’i jepnin kurrë një votë tjetër ca fytyrave të këqija në mazhorancë. Por si t’ia bëjnë këta votues të pakënaqur kur në anën tjetër qëndrojnë me lugën ende në brez ish-ministrat milionerë të PD-së, që në fakt, ashtu si dhe plot socialistë, dhe të LSI-së, vendin e kanë në burg?

Ku janë, pyes me keqardhje, vajzat dhe djemtë e rinj të Partisë Demokratike? Pse shoqërohet me barkëderra? Ku janë të djathtët e rinj, të shkolluar e të europianizuar? Ku janë zërat demokratë? Figurantët nuk quhen. Të mos bëjmë shaka! Ç’ndryshime ka bërë në katër vjet opozita? Pse nuk shohim goca e çuna në përfaqësimin e PD-së, por të njëjtat fytyra shekullore që na janë bërë derr? A mos duhet derrat t’i përmendim me emër, që të kuptohemi për se po flasim? Apo duhet derrit, t’i themi dajë?

Të gjitha këto i shkruaj për të thënë se kasta politike në Shqipëri, mazhorancë a opozitë qoftë, ka humbur kontaktin me ralitetin njerëzor, dhe sheh vetëm si të ushtrojë pushtet e forcohet ekonomikisht mbi jetët e njerëve të thjeshtë. Politikën e kanë mësuar si mashtrim, e aplikojnë atë si sundim. U pëlqen vetja shumë për të parë përtej hundës, e adhurojnë zërin e tyre ndaj flasin pambarimisht.

Me shpresë, edhe pse më ngadalë nga ç’duhet, edhe në Shqipëri njerëzit do arrijnë të shohin, se të lidhësh fatin dhe votën me partitë politike tradicionale, është një marrëzi. Kur mjaftueshëm shqiptarë ta kuptojnë këtë, ndoshta do shpëtojmë nga mazhorancat dhe opozitat e padenja me të cilat na është dashur të jetojmë deri tani.(Peshkupauje.com)

https://peshkupauje.com/t/opozita-duhet-te-ishte-sexy/2241

5 komente në “Opozita duhet të ishte Seksi”

  1. kastkris says:

    mjaft me keto mashtrime dhe hartime.maxhoranca ka bere aq sa nuk eshte bere ne 25 vjet,kur egzistonte liria dhe demokracia e dhunes e perdhunimit e korrupsionit,Behuni nje here realiste se pozicioni i kritikut per cdo gje eshte i rrezikshem.

  2. Andi Kananaj says:

    Blendi Sala (Qukapiku) ne Viçidol te pret miku. Ndaj perpara suferine sha Saline e kreh Edin.
    Se pas Edit vjen byreku qe ngop andej nga Voloreku, ty syzi dhe tet moter ne spital ku i bejne gropen.

    Ed Rama azgan djale, por kete Bledin pa derman e lane.
    Le ta mare lali Eri, se me tango e recipeta ngopet si nga hera Blendi Sala dhe kolera.
    Se pas lalit vjen i gjati, ku ta gjen birren gati.
    Ky nuk ka din e imane, sa dhe Bled Salen e do te gjalle..

  3. spartaku says:

    O Blendi Salaj! Ke bere nje shkrim prej idioti.I ke futur ne nje thes te majte e te djathte.I KE BERE FAJTOR EDHE TE MAJTET QE NUK JAN FAJTOR. Ja ke futur me top llastiku.

  4. duri says:

    Opozita duhet palluar si nje prostitute

  5. heshtja111 says:

    Keq puna, paska humb edhe sensi per tu dukur “seksi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje