Ka dështuar edhe sot raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës pasi nuk ka pasur asnjë emër kandidati për këtë post. Gjithashtu bëhet me dije se nesër do të mbahet raundi i 4 për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës dhe do të zhvillohet në orën 17:00.
Sipas Kushtetutës për raundin e 4 mjaftojnë vetëm 71 vota për zgjedhjen e Presidentit. Derimëtani ende nuk ka ansjë emër konkret kandidati për President.
Po sot nga foltorja e Kuvendit Ruçi i lëshoi mesazhe të forta kreut të Kuvendit, Ilir Meta, të cilit i kërkoi që nesër të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe të zgjidhet Presidenti, në të kundërt ka paralajmëuar futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.