Pse o Sali ziu, ti do ta mundësh Perëndimin në portat e Tiranës, kur nuk ke as mend, as ushtri dhe as dinjitet…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Për kushtetutën nuk ka rëndësi se kush hyn e kush nuk hyn në zgjedhje, e rëndësishmë është ka apo nuk ka një ditë të thirrur për zgjedhje;

Askush nuk ka të drejtë të pranojë një gjë të pandodhur si fakt i ndodhur; me përjashtim të akuzuesëve abuzive diktatorialë;

Përveç manitorimit ndërkombëtar, askush nuk mund të quhet garant i procesit zgjedhor në Shqipëri.

I.

Çdo gjë e kërkuar jashtë këtyre tezave, të cilat esencialisht kanë karakterin e një logjike absolute, nuk mund të jetë e vërtetë dhe nuk mund të pranohet, sepse është dukshëm abusive.

Komunistët dhe fashistët gjithmonë kanë paraqitur preteksin për shkak. Në fakt kjo ka qënë vetë doktrina e shtetit të tyre.

Por ne sot nuk jemi te preteksti, as fashist dhe as komunist; ne si shqiptarë, si shoqëri shqiptare, po duam të hyjmë në një qytetërim që nuk e pranon si moral, as pretekstin në vend të shkakut, dhe as faktin dëmtues të pandodhur apo të paprovuar.

Brenda kësaj logjike, një tufe individësh të korruptuar dhe të kapur, po kërkoijnë t’i mbushin mendjen ndëkombetarëve me pretekstin e tyre të faktit të pandodhur, për të krijuar një situatë dëstabilizuese në Shqipëri.

Politika amerikane, dhe ajo perëndimore në përgjithësi, e dinë tani dhe e kanë të provuar se preteksti i Berishës, për të na provuar një fakt të pandodhur, është përpjekja e tij për të mbajtur gjallë abuzimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

Por Shqipëria është e pamundur që të destabilizohet, prandaj Saliu me gjithë taborin e tij do ta dorëzojë domosdoshmërisht gjënë e vjedhur.

Ky në fakt është një proces i pakthyeshëm, sepse korrupsioni shqiptar ka rënë ndesh jo vetëm me interesin shqiptar, se me këtë interes ka mëse njëqind vjet që ai bie ndesh, por tani ka rrënë ndesh edhe me interesin amerikan dhe interesin gjerman.

Fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është pikërisht ky fakt: që interesat e tyre dhe interesat e botës perëndimore, kanë krijuar një emërues të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Në fuknsion të kësaj, nëse nuk shkallmohet pushteti korruptiv në Shqipëri, amerikanët dhe perëndimorët në përgjithësi humbasin luftën me Rusinë.

Lufta e Ftohtë në Ballkanin Përëndimor fitohet nga amerikanët vetëm me shqiptarët, dhe me një regjim politik demokratik dhe të pakorruptuar në Shqipëri. Ky është fakti real historik i këtij moment, i cili është e pamundur që të neutralizohet si proces për ristrukturimin demokratik të shtetit shqiptar.

Riinstitucionalizimi demokratik i Shqipërisë sot është faktor amerikano-perëndimor në poltikën ndërkombëtare; dhe nuk mund të prapset, pikërisht pse është faktor.

Faktori kryesor në zhvillimin e një luftë apo një beteje, nuk mund të frenohet nga të dobëtit që nuk kanë interes me luftën apo betejën. Kjo nuk ka ndodhur kurë, dhe prandaj nuk ka si të ndodhë as në Shqipëri.

II.

Korrupsioni i sotëm shqiptar, i trembur, kuptohet se ka hedhuir sytë nga Rusia. Naivitet. Pse o Sali ziu, ti do ta mundësh Perëndimin në portat e Tiranës, kur nuk ke as mend, as ushtri dhe as dinjitet ndërkombëtar në Perëndim?

Asgje nuk do të ndodhë, dhe shqiptarët të rrine të qetë, as Saliu, as Rusia as Athina, dhe as Shkupi apo Beogradi, nuk e destabilizojnë dot Shqipërinë me një fantazëm si kjo e Saliu që po vërtitet në Shqipëri.

Kur Shqipëria hyri në NATO, çdo oreks esadist brenda shqipërisë dhe çdo oreks sllavo-grek jashtë Shqipërisë ka marrë fund. Politika amerikane i ka marrë të gjitha masat: Shqipëria do të ristrukturohet institucionalisht, dhe korrupsioni i politkës së lartë shtetërore i ka ditët e numuruara në Shqipëri.

Po poltika amerikanë a i ka marrë masat në Shqipëri për sigurinë kundrejt korrupsionit që kërkon të hidhet në revolte?

Sigurisht që po. Tani këtu, në Shqipëri dhe në Kosovë, është gjithçka nën kontrollin e aleatëve tanë. Bota tjetër shqiptare në Ballkan, sigurisht që është në mbështetjen e aleancës shqiptaro-amerikane, dhe po pret me entuziazëm dhe forcë fitimin e të drejtave të mohuara në njëqind e njëzetë vjet rresht.

Reforma në Drejtësi, do të përfundojë me sukses, do apo nuk do Saliu, por kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë strikt aleancës me Uashingtonin. Asnjë lëvizje. Përderisa i ka hyrë kësaj politike duhet ta çojë deri në fund, sepse ky është interesi shqiptar. Shumë mirë që i qëndron kushtit themelor: vetingut. Sepse te kjo pikë e panë ndërkombetarët se Sali Berisha nuk ka lidhje fare me garantimin e zgjedhjeve, por më shpëtimin e produktit korruptiv që ka përvetësuar ai dhe tabori i tij gjatë qeverisjes së tij abusive.

Sot të gjitha rrugët të çojnë te Reforma në Drejtësi. Edhe vetingu edhe maospjesmarrja e korrupsionit shqiptar në procesin zgjedhor, janë e njëjta gjë. Madje mospjesmarrja në zgjedhje, është një rrugë edhe më e shpejtë për të pastruar politikën shqiptare nga korrupsioni regresiv që e ka pllakosur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Pse o Sali ziu, ti do ta mundësh Perëndimin në portat e Tiranës, kur nuk ke as mend, as ushtri dhe as dinjitet…”

  1. Liri says:

    Forca avokat. E hodhem me duket qelbesiren.

  2. Ilir says:

    O Sapartak je i vetmi që po ja thua troç Saliut. Të tjerë e tjerrin dhe e tjerrin muhabetin pa i dale nëkrye. Të lumtë. I ke rënë pikës.

  3. Dritan says:

    Avokat! Vetingu ose do behet si do Saliu ose nuk do behet fare! Saliu ,ne afatin e fundit kohor do te hyje ne zgjedhje. Do te kete perseri ne dore celsat e opozites! Nuk do te njohe zgjedhjet!Do braktise parlamentin dhe si perfundim do te kete edhe 4 vjet rrumpalle! Saliut iu dha shansi ne korrik te ngule “gozhden e Nastradinit ” ne ndryshimet kushtetuese! Tani , e di ai si e perdor! Me pelqen,qe na mban me shprese,por e kote me duket.

  4. luli i vocer says:

    O Sali krimineli. Nuk ke qef vetingun, por te gjithe do zhdukeni si faresfis. Se shpejti kthehet ish bodigardi juaj qe eshte ne Turqi dhe do te qendroje prane byros speciale te hetimit dhe nderkombetaret do ta mbajne afer. do te tregosh te gjitha krimet direkt edhe indirekt qe ke bere.

  5. sali serbi says:

    sa here ka problem shqiptare ne ballkan berisha aktivizohet ne anen serbo-greke e oranizon trazira ne shqiperi. pse u takue avenir peka me fazlicin, pse po comentohet lidhja dule greku me sali lul . po mul noka si agjent I udb-se pse eshte aktivizue. shto te tjere sebo-grek. poshte sali serbi e lul greku.

  6. edi says:

    Ngjela,
    Ty ,nuk te bejne gje ,kot e ke.
    I gjithnje,te kane perdir,do te perdorin dhe ky mllef qe po vjell cdo dite do te shkohe kot . Ty trap qe kujton se je i ditur ne nje vend ku leximi eshte po aq i huaj sa bejsbolli

  7. Landi says:

    🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  8. nino says:

    Ngjeka,o trap je zile!
    E gezifsh Ilir Meten president..
    Te ….ty dhe vetingun..koqe…

  9. Soni says:

    Avokat,si do vejë kjo punë?
    Ç’do bëjnë më7- Maj?
    Do lerë NATO rrëmuja këtu?🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *