Rama: President më afër PD-së, s’kishim ku të gjenim

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, e cilësoi Ilir Metën si kandidatin ideal për president, pasi sipas tij është personi që ka akses tek të gjithë edhe pa qenë president dhe zgjidhja ideale edhe për Partinë Demokratike.

“Ilir Meta ka bërë një përpjekje për të cilën unë s’kam qenë dakord për të bërë gjithçka edhe përtej kufijve që PD të ulet në tavolinë dhe të futet në zgjedhje duke na bërë të ndihemi shpesh jo si një koalicion, po si tri palë. Ka bërë rolin e tretit të vërtetit.

Edhe oferta e fundit, shtyrja e zgjedhjeve deri ne 16 korrik dhe prekja e qeverisë janë rezultate i përpjekjes së tij. President më me PD se sa vetë PD s’kishim ku gjenim. Ai ka akses tek të gjithë edhe pa qenë president, këtë punë tani do ta bëjë si presionet. Meta është zgjidhja ideale edhe për PD”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama: President më afër PD-së, s’kishim ku të gjenim”

  1. lini says:

    Mos eshre ai i videos Meta?
    Ai i protestes se 21 Janarit?
    Sigurisht jo…ku mund te gjenit tjeter…

  2. Raimond vlonjati says:

    Mire ben Rama

    E ben President , pastaj me vone , ja fut sa krahi , e rras ne burg ,
    dhe duket sikur luftohet dhe korupsioni hahaha

    Kjo ishte levizje e bukur e Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *