Rama reagon ashpër ndaj mësueses në Kavajë. Ja çfarë thotë

Kryeministri Rama ka reagur lidhur me publikimin e një videoje, ku një mësuese e gjimnazit të Kavajës ftonte nxënësit të ishin pjesë e pritjes së kryeministrit Rama me votuesit për herë të parë të këtij qyteti.

Rama tha se ajo mësuese është shkarkuar nga ministrja Lindita Nikolla.

Sipas tij, të gjithë mësuesit dhe mësueset e vendit, ka lirinë dhe të drejtën të angazhohet politikisht me cdo forcë politike, të flasë me këdo.

Por kjo gjë, sipas Ramës, është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit, por edhe etikës së petagogjisë, nëse ndodh në ambjentet e shkollës.

“Jam informuar se një mësuese në klasë u thotë nxënësve që duhet të shkojnë në takimin në Kavajë.

Ministrja e ka shkarkuar dhe larguar nga sistemi arsimor atë mësuese, dhe unë ta them sot edhe njëherë qartë e prerë për të gjithë mësuesit dhe mësueset e vendit: secili ka lirinë dhe të drejtën të angazhohet politikisht me cdo forcë politike, të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm e ligjit, por edhe etikës së shkollës, nëse e thonë në klasë, brenda mureve të shkollës”- tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...