Rama reagon ashpër ndaj mësueses në Kavajë. Ja çfarë thotë

27 Prill 2017, 13:42Politika TEMA

Kryeministri Rama ka reagur lidhur me publikimin e një videoje, ku një mësuese e gjimnazit të Kavajës ftonte nxënësit të ishin pjesë e pritjes së kryeministrit Rama me votuesit për herë të parë të këtij qyteti.

Rama tha se ajo mësuese është shkarkuar nga ministrja Lindita Nikolla.

Sipas tij, të gjithë mësuesit dhe mësueset e vendit, ka lirinë dhe të drejtën të angazhohet politikisht me cdo forcë politike, të flasë me këdo.

Por kjo gjë, sipas Ramës, është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit, por edhe etikës së petagogjisë, nëse ndodh në ambjentet e shkollës.

“Jam informuar se një mësuese në klasë u thotë nxënësve që duhet të shkojnë në takimin në Kavajë.

Ministrja e ka shkarkuar dhe larguar nga sistemi arsimor atë mësuese, dhe unë ta them sot edhe njëherë qartë e prerë për të gjithë mësuesit dhe mësueset e vendit: secili ka lirinë dhe të drejtën të angazhohet politikisht me cdo forcë politike, të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm e ligjit, por edhe etikës së shkollës, nëse e thonë në klasë, brenda mureve të shkollës”- tha Rama.

17 komente në “Rama reagon ashpër ndaj mësueses në Kavajë. Ja çfarë thotë”

  1. Korabi says:

    Ne 1994 kam qene 13 vjeç, dhe na merrnin si kope te gjithe shkollat 8-vjeçare te qytetit dhe na çonin te mbushnin sheshin se do vinte Sali Berisha. Prishej dita e mesimit, shkolla kthehej ne organizate e rinise naziste apo komuniste si te doni quajeni. E njejta gje ne 1996.
    Nese Rama e ka bere vertete shembull kete mesuesen bravo i qofte!
    Nuk ka vend per krahasim me komunistin Berisha dhz kelyshet e tij.

  2. Faro says:

    Ndaj E. Rama, eshte KRYEMINISTER NDRYSHE.
    Merr vendime qe te tjereve K. as nuk u ka shkuar ndermend ndonjere.

  3. Ola says:

    Nuk mendoj se duhet shkarkuar sepse nuk ka bere ndonje krim , sigurisht qe duhet mbajtur qendrim por jo deri ne mase ekstreme

    1. Argita_B says:

      Nuk e di sa e vertete eshte, po shkolla nuk ka per rol te influencoje nxenesit se ke parti duhet te parkrahin! Shkolla duhet te jete asnjanese, nuk eshte roli i saj te merret me politke.
      Mesuesja paguhat me parate e te gjithe taksapagueseve shqiptar, pra te djathte, te majte, te qendres dhe nuk mund te paguhet per te bere propogande te partise ne pushtet.
      Nese ee kane perjashtuar, mire kan bere se duhet te behen shembuj, perndryshe do flasim apo do kemi te tilla fenomene dhe pas 30 vjetesh.

  4. orient says:

    ..do te behet ky vend…!

  5. Besim Qetesi Dashuri says:

    Rama merret me mesues dhe te varfer. Te paurit dhe kriminelet I fut ne Parlament dhe PS. Eshte aq i forte sa nuk shkeputet dot nga Kanceri LSI dhe i ben 11 leshime LuLu Bashes.

  6. Tes says:

    Nese nuk eshte provuar vertetsia e vidios atehere eshte gabim qe te miren keto masa per mesuesen .

    1. Zigur Qarri says:

      Nese provohet vertetsia e videos,duhet te merren masa ndaj zyrtares qe ka dhene urdher dhe jo ndaj Mesueses qe ka zbatuar urdherin.
      Kete sqaron edhe Rama apo jo?Eshte nje premtim para 4 vitesh,gojarisht natyrisht,me hile!

  7. Shaqo Bregu says:

    Rama tregon dobesi me keto veprime extreme. Sigurisht qe ajo mesuese beri nje budallallek por nuk ka bere krim. Ka plot masa te tjera por ta pushosh nga puna eshte ekstrem dhe c’njerezore. Ajo mban familjen me ate pune, si mund t’i heqesh buken nga goja. Legenllek te behesh aleat me nja hajdut pa skrupull si Meta dhe te denosh te pafuqishmit. Jam me Ramen sepse nuk ka alternative tjeter por keto veprime tregojne burracakllek dhe askush nuk i do burracaket.

  8. Mariglen says:

    Nuk behet shqiperia me qetesi dhe dashuri o Besim, ligji dhe vetem forca e ligjit na ben shtet, gje qe ju as qe e keni idene se cdo te thote sepse keni pasur kriminelet si kryetare partie.

  9. imigrant says:

    Rama,Berisha , Basha duhet te qerohen nga Shqiperia si personazhe qe e kane cuar Shqiperine ne kete gjendje. Por SHKOLLA dhe ARSIMI nuk duhen te kthehen ne AGJITACION E PROPAGANDE PER PARTITE. LERENI SHKOLLEN TE EDUKOJE DHE TE ARSIMOJE BREZIN E RI.
    Rama ketu ka te drejte

  10. bianka says:

    ndoshta me pare duhet shkarkuar Ministria e Arsimit. Ne te gjitha shkollat e Tirane mesueset dalin me nxenesit.
    Ps. S ka lidhje me partine demokratike sepse kam qe ne vitet 90 qe votoj partine socialiste dhe pse me bindje jam enveriste

  11. Populli says:

    Le Te kenaqet Kopili I UDBse me poshtersite e Tij pafund, nje Dite do e paguajne me kopilat Qe Ka per nipa e mbesa..

  12. Zigur Qarri says:

    27.04.2017 17:16
    Nuk mbulohet Dielli me shoshe(nuk lahet muti me shurre).Mijera vete jan larguar nga puna pa shkak,thjeshte sepse nuk jan
    militante.Mbi 30 veta kan bere vetvrasje prej largimit nga puna padrejtsisht,dhe kjo shifer eshte zyrtare,sepse flitet per dyfishin.
    Kryeministri urdheron Ministren,Ministrja urdheron Drejtoreshen,Drejtoresha urdheron Mesuesit,Mesuesit zbatojn urdherin!
    Mesuesja dekonspirohet nga nje nxenes,Drejtoresha e largon nga vendi i punes(jo me shkrim,zyrtarisht,si e gjitha kjo tragjikomedi)
    me urdher te Kryeministrit,qe tani ja ngec Ministres!!!Hipokrizi e peshtire.Asnje ndryshim mga koha e Berishes,vetem se e keqja
    eshte sofistikuar akoma me shume.Edhe nese faji eshte i Ministres,nuk justifikohet.Nese nuk ka mekanizma te parandalohet
    kjo barbari,atehere tregon qe eshte ngritur ne sistem.Ministri ambjentit ngre nje Karburant ne hyrje te Autostrades nga Durresi
    per ne Rrogozhine,jasht çdo rregulli,po ky Minister ka paturpesine te flasi per betonizimin e bregdetit te Durresit!!!Mesuesit e nje
    Shkolle 9 vjeçare protestojn per Drejtorin e ri(qe nuk ka mbaruar as 8 vjeçaren) tek Ministrja Nikolla,kjo nuk e merr aspak ne konsiderate,
    vetem e vetem se “Drejtori” eshte militant i PS!Si do te ndalet ky abuzim,duke u marre vetem me Berishen?
    Ujku,Ujku,por Çakalli ben kerdi.

  13. bob says:

    Mendoj se e ka bere per fasade Edi Rama shkarkimin e saJ . Mase Rama pretendon se eshte i paster ne kete rast por ama militantet e partise se tij te cilet jane rendom drejtore shefa apo ku di une te heqin nga puna nese nuk shkon ne mitingjet apo evenimentet e Rmes se jane sevile te paskrupullt . Ata duhet te heqe nga puna Rama jo mesueset e gjora .

  14. fatkeqesi says:

    Mesuesja ka marre urdher. Perpara se te pushohet dikush nga puna, duhet bere investigim. PD ka denoncuar dje zyren arsimore dhe kreun e saj me emer e mbiemer. Kushdo do ta bente nje veprim te tille nese merrte urdher nga eprori ne kete rast drejtoria dhe drejtoria nga zyra arsimore e rrethit. Fillohet nga lart dhe zbritet poshte. Por aty nuk ekziston shtet, jane vetem per reklame. Tju vije turp!!

    1. vlora says:

      këto gjëra sot nuk ndodhin këto i bënte sali krimineli që vidhte zgjedhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje