Sabit Brokaj: Dështimi i negociatave vulosi fundin e PD, ka ardhur koha të riformatohet si parti. S'ka fuqi të destabilizojë vendin

27 Prill 2017, 08:02Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, ka komentuar situatën aktuale politike, dështimin e negociatave për rikthimin e opozitës në Kuvend dhe fatin e Partisë Demokratike nëse nuk futet në zgjedhje.

Sabit Brokaj ka deklaruar se dështimi i negociatave vulosi fundin e PD, ndërsa apelon se ka ardhur koha që kjo parti të riformatohet jo me Lulzim Bashën kryetar.

Kur të gjithë prisnin se ndërhyrja e ndërkombëtarëve do të arrinte të bindte Bashën për të lënë bojkotin, Brokaj thotë se kryedemokrati shënoi inekzistencën e PD, e cila mund të ringrihet vetëm duke ndryshuar lidershipin, duke ardhur në krye të partisë jo ai që është sot dhe as ata që kanë qenë dje.

“PD duhet ta rifillojë ekzistencën e saj; nuk e korrigjon dot më Basha rrugën e PD me këto gabime të mëdha që ka bërë ai vet në partinë e tij”, deklaroi Brokaj per ‘sot’. Pas dështimit të negociatave, Basha paralajmëroi protesta në mbarë vendin, duke bërë thirrje për destabilizim.

Sabit Brokaj u shpreh se një parti në krizë e shkatërruar nuk ka këllqe ta destabilizojë vendin, madje, nuk ka më shqiptarë që i shkon nga mbrapa atyre që bllokojnë rrugët në 2017, që s’kanë as program dhe as ide.

“Lulzim Basha u shpreh se do niste protestat në mbarë vendin, por kam përshtypjen se PD nuk ka takat të destabilizojë Shqipërinë tashmë. Ajo destabilizoi veten dhe një pati e destabilizuar në krizë nuk ka fuqi që të destabilizojë vendin.

Nuk janë shqiptarët aq budallenj që t’i shkojnë nga mbrapa një partie që zë rrugët pas 27 vjetëve, një partie që nuk di të bëjë politikë, nuk di të paraqesë veten dhe programet para popullit. Dhe, e ngarkuar me gjynahet e së kaluarës për të mos thënë krimet ajo nuk ka takat, nuk ka fuqi, nuk ka mendje që të konkurrojë me krahun tjetër politik, prandaj i bëjnë këto gjëra”, tha Brokaj.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, e parashikonte një fund të tillë të PD, që kur u krijua nga ata protagonistë, me në krye Sali Berishën.

Sipas tij, ky lidership i “sëmurë” do ta çonte PD drejt greminës, dhe ja ku i erdhi fundi. Ai tha se qëndrimet katastrofike të PD kanë sjellë domosdoshmërinë që kjo parti të rikrijohet dhe të rianalizohet.

“Me sa duket, Partia Demokratike në mënyrën se si u krijua me ata protagonistë, dukej që nuk do të ishte jetëgjatë, si fëmijët që lindin me sëmundje të lindura që kanë jetëgjatësi të kufizuar; edhe PD e lindur si e tillë, jetën do ta kishte jo të gjatë dhe ky është momenti kur drejtuesit e vet të sëmurë përcaktuan edhe prognozën e saj.

Qëndrimi politik i drejtuesit ose i drejtuesve të PD ka qenë aq jo politik katastrofik do të thosha unë për një parti, saqë përcaktuan dhe momentin e inekzistencës së partisë. Është moment që ndoshta jo vetëm PD duhet të rikrijohet dhe të rianalizohet si parti, sepse duket që ka qenë parti parapolitike”, u shpreh Brokaj.

2 komente në “Sabit Brokaj: Dështimi i negociatave vulosi fundin e PD, ka ardhur koha të riformatohet si parti. S’ka fuqi të destabilizojë vendin”

  1. studenti says:

    Ndersa une e mendoja se me Saliun e Azem rremujen,do kishte fundin me te shpejte.Por Salehu,qe ne e njohim aq dhe e dinim aq,mire kishte shume furkace qe e mbanin ne pushtet…Mos u merakos,profesor,se shpejti Lulushi do te krijoje particken ” LESH e LI / 2″,direkt pas floririt dhe shijeve te Ramizit

  2. Luani says:

    Bravo doktor Sabiti.Flisni per ata qe kane mendje dhe veshe.Te shohim do te guxojne te largohen nga qoftelargu qe u ka futur te dridhurat dhe u ka hedhur siren?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje